Të vjellat, marramendja, vonesa e ciklit menstrual janë disa nga simptomat që tregojnë se jeni shtatzënë.
Por, a mund të jetë kruarja një simptomë e shtatzënisë së hershme?
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Kruajtja e lehtë në shtatzëni është mjaft e zakonshme, nga të cilat 20% e grave e përjetojnë atë shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo pasi trupi juaj, në fillimin e shtatzënisë, ndryshon me shpejtësi.Kjo mund të shkaktojë simptoma të çuditshme dhe kruajtja është njëra nga to.
Mirëpo, kjo nuk është padyshim një simptomë me të cilën duhet të mbështeteni.
Në fillim të shtatzënisë, rritja e hormoneve mund të bëjë që lëkura juaj të ndjehet e kruar.Sëmundja e shtatzënisë dhe të vjellat mund të shkaktojnë dehidratim, një tjetër shkak i kruajtjes së lëkurës.
Kruarja gjatë shtatzënisë zakonisht është për shkak të:
-Niveleve të rritura të hormoneve,
-Vëllimi i rritur i gjakut,
-Alergjitë,
-Strijat./GazetaShneta/