Vonesa e ciklit menstrual, dhimbje në gjoks, lodhja janë disa nga shenjat e hershme dhe mjaft të njoftuar që paralajmërojnë për një shtatzëni të mundshme.
Por, gratë shtatzëna përjetojnë një mori simptomash tjera, duke përfshire edhe dhimbjen e kokës shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
-Shkarkim i hershëm i shtatzënisë
Në shumë raste, shkarkimi vaginal nuk lidhet shpesh me shtatzëninë, por shumë gratë shtatzëna sekretojnë mukus në fillim të tremujorit të parë dhe përgjatë shtatzënisë.
-Marramendja
Nuk është e pazakontë që gratë shtatzëna të përjetojnë marramendje në tremujorin e parë.Shtatzënia bën që presioni i gjakut të bien dhe enët e gjakut të zgjerohen.Poashtu, marramendja e shoqëruar me gjakderdhje vaginale dhe dhimbje të forta të barkut mund të jetë një shenjë e shtatzënisë ektopike.
-Ndryshimet në humor
Hormonet e juaja papritur ndryshojnë kur ju ngeleni shtatzënë.
-Keni imunitet më të dobët
Shtatzënia ul imunitetin tuaj dhe ju jeni të predispozuara për të përjetuar kollë, ftohje dhe grip.Nuk është e pazakontë që gratë shtatzëna të përjetojnë simptoma të ngjashme me ftohjen apo gripin në fillim të shtatzënisë./GazetaShneta/