Deri tani shumica nga ju jeni të informuara për simptomat që shfaqen para ciklit dhe pas ciklit. Por, a keni lexuar për dhimbjet në mes të cilit? Apo, siç është më e zakonshme, dhimbja e ovulacionit?
Nëse jeni në mes të ciklit ose të ovulimit, shanset janë që ka një kist të madh ovarian që pret të shpëthej dhe të lirojë vetën. Lëngu cistik dhe gjaku janë përgjithësisht shkak i dhimbjes që irriton zgavrën e barkut. Mund të duhen orë ose ditë që lëngu të absorbohet por zakonisht dhimbja e mbrehtë në njërën anë të barkut të poshtëm zgjat rreth 24 orë.
Dhimbje të shpinës
Dhimbjet në lidhje me ovulacionin ndryshojn nga grua në grua dhe cikli në cikël. Ka shumë gra që nuk përjetojnë ndonjë dhimbje me ovulacion, ndërsa të tjera janë të shtrirë nga dhimbja. Meqë vezoret ndodhen në pelvnik është e kuptueshme që ky proces mund të qojë në dhimbje të shpinës.
Dhimbje barku
Gjatë kohës së ovulimit, do të keni edhe dhimbje barku. Këto mund të mos jenë shumë serioze por nëse nuk ndalet dhimbja atëherë vizitoni gjinekologun tuaj.
Pika të lehta të gjakut
Nuk është vetëm gjatë shtatzanisë, pubertetit ose menopauzës. Pikat e lehta të gjakut mund të sinjalizojnë që ju po ovuloni.
Fryerje të barkut
Shumë kripë ose fibër nuk është gjithmonë shkak i fryerjeve të barkut. Lëngu dhe gjaku mund të shoqërojnë lirimin e vezës dhe të irritojnë stomakun tuaj.
Dhimbje të gjirit
Hormonet ka të ngjarë që ta bëjnë gjoksin tuaj më të fortë ose më të butë. Gratë gjatë procesit të ovulimit mund të vërejnë disa ndryshime në gjirin e tyre./GazetaShneta/