Janë lehtë të gabueshme shenjat e para të shtatzanisë, kjo pasiqë shumë prej tyre mund të gabohen me sëmundje të tjera. Për të ditur nëse duheni të bleni një test të shtatzanisë, Dr. Dana Gossett profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë, thotë se është e rëndësishëm të monitoroni ciklin tuaj menstrual. Por, gjithashtu ka edhe shumë shenja të tjera që tregojnë se jeni shtatzënë.
Lodhje
Një simptomë shumë e zakonshme e shtatzanisë është lodhja. Sipas Dr. Gossett shumica e grave në tremujorin e parë ndjehen të lodhura dhe shumë mund të gabojnë shtatzaninë e hershme për të ardhur në përfundime të tjera, si për shembull grip.
Të vjella
Gosset tregon se të vjellat janë një tjetër simptomë e shtatzanisë. “Rreth 80% e grave përjetojnë të vjella në ditët e para të shtatzanisë së tyre” thotë ajo.
Ndjeshmëria ndaj erërave
Gosset thotë se duke u bërë jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj erërave mund të jetë një shenjë tjetër që ju jeni shtatzënë. “Nëse papritmas erërat e ushqimit i nuhatni shumë ose keni urrejtje ndaj ushqimeve që zakonisht gëzoheni, kjo mund të jetë shenjë e shtatzanisë”, tha ajo.
Urinimi i shpeshtë
Urinimi i shpeshtë mund të jetë simptomatik për disa gjëra të ndryshme, duke përfshirë edhe shtatzaninë.
Fryerja
Nëse ndjeheni jashtëzakonisht i fryrë ose keni dhimbje, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se është koha për të blerë një test shtatzanie.
Kapsllëku
Nëse keni probleme me kapsllëk, kjo mund të jetë një tjetër simptomë e hershme e shtatzanisë.
Dhimbje ose zmadhim i gjirit
Ndryshimet në gji janë një simptomë e hershme e shtatzanisë për shumë gra. Nëse e vëreni se gjiri juaj ka ndryshuar, ose janë më të ndjeshëm ose ndihen më të plotë se zakonisht kjo mund të jetë një simptomë tjetër e shtatzanisë.
Probleme me hundë
Nëse keni një hundë të zënë, mund të jetë një shenjë tjetër që ndoshta jeni shtatzënë. Sipas Klinikës Mayo, “rritja e nivelit të hormoneve dhe prodhimi i gjakut mund të shkaktojë që membranat mucous në hundën tuaj të fryhen, të thahen dhe të rrjedh gjak më lehtë”.
Dhimbje në pelvnik
Dhimbja e pazakonktë e pelvnikut tuaj është një simptomë e mundshme që duhet të afresohet menjëherë.
Gjakderdhje
Edhe nëse keni pasur ciklin menstrual, në të vërtetë mund të ketë mundësi që jeni shtatzënë. “nëse mendoni se keni pasur ciklin menstrual, por keni disa nga këto simptoma të tjera, mund të jeni shtatzënë”, thotë Gossett./GazetaShneta/


