5 dhurata fatsjellëse për nënat e ardhshme

2017-04-29 në ora 08:32

Një nënë e re është edhe një grua plot me energji dhe emocione. Ajo është një person i ri që ka nevojë të krijojë një marrëdhënie me fëmijën e porsalindur, ka nevojë të mësojë si ta ushqejë me gji dhe të gjitha veçoritë bashkë e bëjnë atë të jetë speciale. Një dhuratë mund ta bëjë nënën e re të ndihet e veçantë, mund ta bëjë të ndihet më grua.

Cilat janë këto dhurata që mund t’i bëhen nënës së re?

Një unazë, një byrzylyk, një varëse: nuk ka rëndësi vlera e saj monetare, rëndësi ka që sipër saj të jetë shkruar data e lindjes së fëmijës.

Varëse çelësash me formën e bebes: mund t’ju duket si diçka jo shumë e përdorur por është shumë e këndëshme për një nënë që sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj.

Një pellush të vogël: mund të jetë një arush i madh ose i vogël pellushi të cilin nëna mund ta mbajë në makinën e saj ose në dhomën e saj të gjumit. Edhe kjo konsiderohet si një dhuratë fatsjellëse për të.

Fotografi të stampuara: ju mund t’i bëni gjithashtu nënës së re edhe një libër me fotot e saj dhe të fëmijës. Për të ky do të jetë një kujtim i bukur të cilin mund ta shijojë në çdo moment kur fëmija të jetë rritur.

Kornizë me foton e familjes së re: kjo do të jetë një dhuratë që do ta bëjë nënën e re të ndihet me shumë energji. Këto energji do të burojnë në momentin që ajo do të shikojë sa e bukur është familja e saj.