Doktori ia shpëtoi jetën bebes, por edhe bebja ia shpëtoi jetën doktorit (Foto)

2017-04-29 në ora 08:24

Një histori e pabesueshme është shpërndarë në mediat e huaja.

Në vitin 1981 pediatri Michael Shannon ia shpëtoi jetën një bebeje e cila kishte lindur parakohe me rreth 1.4 kg, transmeton Gazeta Shneta.

30 vite më vonë – në vitin 2011 – pediatri pësoi një aksident me veturë dhe kësaj radhe, bebja e cila tashmë ishte rritur, ia shpëtoi jetën doktorit.

Chris Trokey u bë zjarrfikës dhe iu përgjigj një thirrje për ndihmë dhe brenda pak minutash arriti me ekipin e tij për ta shuar zjarrin që kishte kapluar veturën e njeriut që ia shpëtoi jetën.

Pediatri u lëndua rëndë dhe u dërgua menjëherë në spital ku u trajtua për 45 ditë. /Gazeta Shneta/