Çështjet e fertilitetit prekin deri në 15% të çifteve.Por, për fat të mirë, ka disa mënyra natyrale për të rritur pjellorinë tuaj dhe të mbeteni shtatzënë më shpejt.
Në fakt, ndryshimet në dietë dhe në stilin e jetës mund të ndihmojnë në rritjen e pjellorisë deri në 69% shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Këtu janë 5 mënyra natyrale për të rritur pjellorinë dhe për të mbetur shtatzënë më shpejt.
1)Hani ushqime që janë të pasura me antioksidantë
Antioksidantët si folati dhe zinku mund të përmirësojnë pjellorinë si për burrat ashtu edhe për grate; çaktivizojnë radikalet e lira në trupin tuaj, të cilat mund të dëmtojnë si spermën ashtu dhe qelizat e vezëve.
2)Ngrënia e një mëngjesi të konsiderueshëm
Ngrënia e një mëngjesi të konsiderueshëm mund të ndihmojë gratë me probleme të fertilitetit.
Një studim zbuloi se të konsumoni një mëngjes të bollshëm mund të përmirësojë efektet hormonale të sindromës së vezores polycistic (PCOS), një shkak kryesor i infertilitetit.
3) Kosnumoni ushqime të pasura me fibra
Fibrta ndihmojnë trupin tuaj të largoj hormonet e tepërta dhe të mbaj sheqerin në gjak të ekuilibruar.Disa shembuj të ushqimeve me fibra të lartë janë drithërat, frutat, perimet dhe fasulet.
4) Shkëmbeni burimet e proteinave
Zëvendësimi i disa proteinave shtazore (si mishi, peshku dhe vezët) me burime të proteinave bimore (siç janë fasulet, arrat dhe farat) është i lidhur me një rrezik të zvogëluar të infertilitetit.
5) Ndjekja e aktiviteteve fizike
Ushtrimet kanë shumë përfitime në shëndetin tuaj, përfshirë pjellorinë.Por, ushtrimet e tepërta mund të ndryshojnë ekuilibrin e energjisë në trup, dhe të ndikoj negativisht në sistemin riprodhues./GazetaShneta/