Një histori e pazakontë është rrëfyer mbrëmjen e së premtes në emisionin ‘Top Show Magazine’.
Ndihmës kirurgia Senera Hoxha ishte një ndër të ftuarat në panel për të folur rreth kirurgjisë estetike dhe e pyetur rreth ndonjë rasti që asaj i kishte mbetur në mendje, Hoxha rrëfeu historinë e një gruaje rreth të 50-ave që kishte shkuar në klinikën ku ajo punonte.
“Ajo erdhi bashkë me të bijën për të realizuar një rimodelim të pjesës intime”, tregoi ndihmës kirurgia, duke shtuar se vetëm më pas, zonja i kishte komunikuar se ajo donte të bëhej sërish e virgjër.
Ajo tregoi se çifti për pak ditë do të festonte përvjetorin e martesës dhe zonja në fjalë do ta kryente ndërhyrjen si dhuratë për bashkëshortin. Hoxha tregoi se ndërhyrja u krye me sukses dhe siç kishte mësuar ajo më pas nga vetë zonja, bashkëshorti i saj e kishte pëlqyer së tepërmi dhuratën.