Me të pranuar lajmin se jeni shtatzënë, në mendjen tuaj fillon gërshetimi i emocioneve; duke filluar nga gëzimi për të vazhduar tutje me shqetësimet në lidhje me zhvillimin e fetusit.
Por, fal zhvillimit të teknologjisë tashmë është e mundur të studiohet aktiviteti i fetusit brenda mitrës në detaje shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Më poshtë, gjeni disa karakteristika që foshnjet bëjnë gjersa janë në barkun e nënës:
-Po, ata qajnë
Sipas hulumtimit, foshnjet shprehin pakënaqësitë e tyre brenda mitrës, kur janë në javën e 28-të të zhvillimit.Goja e hapur, lëshimi i frymëmarrjeve të shkurta e në disa raste edhe një mjekër që dridhet, të gjitha këto shoqërohen me të qara.
-Mund të frikësohen
Sa shpesh e keni vërejtur se fetusi ju godet në momentin kur është i/e ekspozuar ndaj tingujve të papritur? – Në këto raste, ai ndihet i frikësuar.
-Përgjigjen ndaj zërit tuaj
Fetusi fillon të dëgjojë që nga java e 18-të. Megjithatë, deri në javën 25-të, dëgjimi i fetusit zhvillohet dhe arrin t’ju përgjigjet me lëvizje zërave që për të janë të njohur, e sidomos atë të nënës.
-Thithin gishtin e tyre
Shumë prej njerëzve i besojnë faktit se foshnjet mësojnë të thithin vetëm kur fillon ushqyerja me gji.Mirëpo, këtë proces ato e mësojnë gjersa janë në javën e 21-të të zhvillimit.
-Shijojnë shijet e ushqimeve
Ushqimet të cilat nëna i konsumon gjatë shtatzënisë transferohen në lëngun amniotik dhe arrijnë te fetusi.Në këtë formë, edhe fetusi është në gjendje të shijojë ushqimet brenda mitrës.
-Praktikon frymëmarrjen
Deri në javën e 26-të, mushkëritë e fetusit zhvillohen plotësisht edhe pse ai vazhdon të marr frymë përmes placentës./GazetaShneta/