6 mënyrat natyrale për rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit

2017-04-17 në ora 16:31

Disa nga gratë kanë probleme me furnizimin e bebës së tyre me qumësht. Shkaqet më të zakonshme janë ushqimi joadekuat dhe mungesa e lëngjeve, lodhja, nivelet e larta të stresit. FitPregnancy ka munduar të përfshijë disa nga mënyrat për luftimin e këtyre pengesave, transmeton Gazeta Shneta.

1. Bëni një dietë të shëndetshme anti-inflamatore, duke marrur për rreth 2.500 kalori në ditë.

2. Pini shumë ujë. Trupi juaj nuk mund të prodhojë qumësht nëse jeni të dehidratuara.

3. Bëni sa më shumë gjumë gjatë natës.

4. Rregullisht praktikoni teknika të reduktimit të stresit, siç është marrja dhe lirimi i frymës.

5. Kërkoni nga familja dhe miqtë për ndihmë me detyrat shtëpiake.

6. Ushqeni me gji shpesh, sepse sa më shpesh dhe sa më gjatë fëmija juaj që të thithë, aq më shumë qumësht do të prodhoni.

Nëse asnjëra nga këto nuk funksionojnë, referohuni tek ndonjë mjek./Gazeta Shneta/