Disa nga mënyrat e lehtësimit të gërhitjes tek foshnja juaj

2017-04-17 në ora 16:45

Kur fëmija juaj kontrakton një sëmundje respiratore, rrugët e frymëmarrjes së saj mbushen me mukozë shumë më lehtë se sa tek një i rritur. Kjo mund të çojë në gërhitje, e njohur gjithashtu si “frymëmarrje e zhurmshme”.

Në paragrafin më poshtë tregohen disa mënyra për lehtësimin e gërhitjes tek foshnja shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.

Mbajeni fëmijën larg nga tymi i cigareve.
Largojeni nga ambientet ku ka shumë pluhur.
Ajroseni shtëpinë tuaj.
Lajeni para gjumit, me qëllim të largimit të pluhurit nga trupi i tyre.
Monitoroni reagimin e fëmijës tuaj kur ai është rreth qenve dhe macet. Në qoftë se ai kollitet apo gërhit, ai mund të jetë alergjik.

Në rast se fëmija juaj është duke hasur ndonjë sëmundje respirative, është e rëndësishme të vizitohet mjeku./Gazeta Shneta/