7 Gabimet që duhet të shmangni për të mos rrezikuar shëndetin e foshnjës suaj

2018-06-02 në ora 06:43

Është më se e  kuptueshme që një nënë do të bëjë gjithçka që duhet në mënyrë që fëmija gjatë periudhës sa është në mitër të jetë i shëndetshëm dhe rehat.

Ju provoni të ndryshoni dietën tuaj ushqyese, të bëni stërvitje maksimale dhe të bëni një gjumë sa më të mirë gjatë kësaj periudhe; Por, pavarësisht nga kjo një këshillë shtesë asnjëherë nuk ju dëmton, sidomos kur bëhet fjala për foshnjën tuaj.

Këto gabime janë që duheni patjetër t’i largoni gjatë periudhës së shtatzënisë, në mënyrë që të siguroni që foshnja juaj është i shëndetshëm:

Konsumimi i të gjitha llojeve të peshkut shton rrezikun e rritjes së sasisë së merkurit në organizmin e nënës gjë që ndikon edhe tek foshnja; Pastaj duke ngrënë të gjitha llojet e djathrave të butë të cilët paraqesin një rrezik të vazhdueshëm për ju dhe beben tuaj, transmeton Gazeta Shneta.

Një salmon i tymosur poashtu duhet të evitohet gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë; Si dhe konsumimi i kafeinës duhet të jetë në nivele sa më të ulëta, ose aspak.

Çajrat bimor si dhe erëzat e tjera që i shtohen mund të ofrojnë një shije mjaft të fortë, aspak miqësore për foshnjën tuaj, ashtu siç është mjaft problematikë alkooli apo mbajtja e rripit të makinës në mënyrë të gabuar.

Për sa kohë që jeni të kujdesshëm në çdo gjë që bëni, ju do të keni një shtatzëni të sigurt dhe të shëndetshme, si dhe lindje pa komplikime./Gazeta Shneta/