Përgatituni për sfidat emocionale, mendore dhe fizike që vijnë pas lindjes. Mësoni se çfarë ndodh në trupin dhe mendjen tuaj paslindjes, dhe si të veproni.
Do të kesh emocione të përziera, ju do të shqetësoheni për gjëra që kurrë më parë nuk ju kanë kaluar në mendjen tuaj, ‘’ a po merrë frymë fëmija im?’’, ‘’a po han mjaftueshëm?’’, ‘’a ka ftohtë?’’ e gjëra të ngjashme.
Është e zakonshme të ndiheni e përulur pas lindjes. Por në qoftë se ju ndiheni në këtë mënyrë për më shumë se 2 javë, telefononi ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.
Nuk do të kesh mundësi që të bëni gjumë të mjaftueshëm, derisa do të zgjoheni të paktën 3 deri në 4 herë gjatë natës, mundohuni të flini kur fëmija juaj është në gjumë sidomos gjatë ditës, transmeton Gazeta Shneta.
Ju do të vazhdoni të ndiheni se jeni shtatzënë, mos i hidhni rrobat tuaja të lindjes! Duhen 6 deri në 8 javë për mitrën tuaj të tkurret përsëri në gjendje normale. Menduat se u bëtë me kontraktime? Jo! Ju ende do t’i ndjeni ato derisa mitra juaj zvogëlohet.
Flokët tuaja të trashë dhe me plot volum do të fillojnë ta humbasin shkëlqimin dhe kështu edhe disa prej tyre edhe të bien. Do të keni edhe rrjedhje të gjakut nga vagina sidomos nëse keni pasur një prerje cezariane./Gazeta Shneta/