Është e bukur të jesh shtatzënë, natyrisht. Megjithëse si një nënë e re që do të jem nëse do të kisha pasur mundësi që të shmangia një sezon, kjo do të ishte vera. Çdo gjë është më intensive, më e mundimshme dhe më e nxehtë.
Janë disa nga problemet më të mëdha që gratë shtatzëna ballafaqohen gjatë kësaj kohe:
E para pavarësisht sa nxehtë mund t’ju vie, ju nuk mund të shkoni në dyqan dhe të merrni një birrë të ftohtë, për shkak se kujtoni fjalët e mjekut që nuk duhet të konsumoni anjë pikë alkool, shkruan VIX, transmeton Gazeta Shneta.
Po kështu, vapa e madhe bënë që edhe lëkura të djeristet më shpejt dhe kështu pothuajse çdo veshje nuk qëndron si duhet, duke përfshirë këtu edhe bikinet që janë më të ngushta dhe krijojnë skuqje në atë zonë të lëkurës.
Poashtu, hija nuk e mbulon tërë barkun tuaj, dhe vjellja gjatë kësaj kohe është më e madhe sesa në stinët tjera. Ju e dini sa e vështirë është që të flini verës, por kur jeni shtatëzënë, problemi vetëm se bëhet edhe më i madh.
Shtatzënë në verë? Çfarë zhgënjimi, por e vërteta është, se ia vlen çdo sakrificë për të voglin tuaj./Gazeta Shneta/