Me avancimin e mjekësisë dhe ndryshimet në sjelljen dhe marrëdhëniet njerëzore, gratë sot mund të kenë fëmijë në moshat që dikur konsideroheshin të rrezikshme.
Marrja e barrës pas moshës 30 vjeçare, në fakt, mund të fitojë nxitje shtesë pasi një hulumtim i kohëve të fundit zbuloi se mosha e shtatzënisë mund të lidhet me inteligjencën e fëmijës.
Studiuesit në Shkollën Ekonomike të Londrës kanë analizuar të dhënat nga një studim që monitoron zhvillimin e 18,000 fëmijëve britanikë gjatë një periudhe të gjatë kohore për të përcaktuar efektin e moshës së nënës në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.
Sipas hulumtimit, botuar në Gazetën shkencore të Biodemografisë dhe Biologjisë Sociale, të tridhjetat konsiderohen mosha ideale për të mbetur shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi tregoi se foshnjat e lindura nga gratë në të tridhjetat e tyre kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë të mençur dhe të kenë rezultate më të larta në testet njohëse sesa ata fëmijë të lindur nga gratë në 20 apo 40 vjeçare.
Përveç kësaj, gratë që janë nëna për herë të parë në të 30-at kanë tendencë të jenë më të arsimuara, kanë të ardhura më të larta financiare, kanë më shumë gjasa të kenë marrëdhënie të qëndrueshme, stil të jetesës më të shëndetshme, kërkojnë kujdes të hershëm paralindjes dhe planifikojnë shtatzëninë./Gazeta Shneta/