Jeta e shumë grave nuk ndjehet e plotë nëse ato nuk kanë një vajzë.
Por, këto janë gjërat që vetëm gratë që kanë vajza i dijnë:
Do të blini shumë rroba për to – shumë nga nënat që kanë vajza kur blejnë rroba për fëmijët e tyre dëshirojnë që të gjejnë rrobat e njejta edhe për vete.
Do të flisni me të për të gjitha gjërat – të gjitha dhimbjet që keni përjetuar në mënyrë të detajuar mund t’i ndani me fëmijët vajza.
Do të ndjeheni të mahnitshme nëse guxoni ta veshni me të kaltërta – kjo është veçanërisht e vërtetë kur ajo është fëmijë.
Princeshat e filmave të vizatimuar do të marrin përsipër jetën tuaj – ju shpesh do të mund ta gjeni vetën duke luajtur me të voglat e juaja me princeshat e filmave të vizatuar.
Ju do t’iu bleni atyre gjithçka – ndonjëherë edhe jashtë vullnetit tuaj, do t’iu bleni atyre të gjitha gjërat.
Çanta juaj do të kontrollohet përafërsisht 25 herë në ditë – ju nuk keni nevojë të mbani mend se ku i kishit të gjitha kartat e bankave dhe licencën. Jepni lamtumirën buzëkuqit tuaj të preferuar. Tani që keni vajza, të gjitha gjërat tuaja do të jenë të sajat gjithashtu.
Do të gjeni një dashuri si askush tjetër ndonjëherë – dashuria e një vajze është e mrekullueshme, e ëmbël dhe dehëse, e ndërlikuar, e thellë dhe me plot zemër./GazetaShneta/