Kur jeni shtatzënë, trupi juaj do të thyej shumë kufinj që asnjëherë nuk i kishit menduar se do i përjetonit. Ndërsa shumica janë të informuar për tensionet fizike të shtatzënisë, janë të paktë ata që flasin për shënetin medor dhe emocional të nënës gjatë shtatzanisë.
Depresioni para dhe pas lindjes, ankthi gjatë shtatzënisë dhe madje edhe paranoja janë shenja shumë të zakonshme emocionale që ndodhin për shkak të mosbalancimit hormonal. Këto kanë nevojë për kujdesin më të madh si çdo nevojë tjetër fizike. Psikologët këshillojnë nënat që të konsiderojnë të merrën me ndonjë hobi sepse ashtu do të ndihen produktive gjersa edhe relaksohen, përcjellë GazetaShneta.
1. Thurja
Një nga hobit më të zakonshëm për shtatzëninë e grave që qëndrojnë në shtëpi është thurja. Ajo ka nevojë për përqendrim, kreativitet dhe shkathtësi dore. Ky aktivitet gjithashtu kërkon lëvizje të vogël fizike, duke e bërë atë atraktiv si për trupin ashtu edhe mendjen. Ky aktivitet është i njohur për ndihmën ndaj depresionit, paranojës dhe ankthit.
2. Piktura
Kreativiteti është një nga miqt më të mirë për një mendje të shëndetshme. Piktura kërkon shumë kreativitet. Është terapeutike dhe ju ndihmon ta menaxhoni strestin pasi që duke qenë në kontakt me ngjyra, ato janë estetikisht të këndshme dhe nxisin qetësi dhe gëzim. Ky aktivitet kërkon lëvizje shumë pak dhe mund t’ju ndihmojë të shprehni veten në një mënyrë produktive.
3. Qëndisja
Një nga hobit tjera të preferuara për shtatzënat është edhe qëndisja. Ju mund të qëndisni dizajne të shumta qoftë mbi rrobat tuaja qoftë mbi ato të foshnjes që po e prisni. Ky hobi kombinon fokusin e thurjes dhe kreativitetin e pikturës. Ajo mban larg ankthin dhe depresionin.
4. Fotografia
Fotografia është një art që kurrë nuk do të lejojë një moment të harrohet nga kujtesa. Ky hobi ju ndihmojë të të zhvilloni një ndjenjë estetike. Megjithësë nuk është vetëm për krijimin e kujtimeve megjithatë mund të jetë gjithashtu diçka që ju detyron të shqyrtoni perspektivat, shkruan GazetaShneta.
5. Shkrimi
Një nga format më të shëndetshme dhe më të popullarizuara të vetë-shprehjes është arti i të shkruarit. Shkrimi është një hobi i mirë për ta praktikuar kur jeni shtatzënë. Duke hedhur mendimet në letër ju do të përjetoni një liri emocionale. Dhe diçka tjetër me shumë rëndësi është se nuk kërkon aspak lëvizje fizike kështu që lodhja nuk është një shqetësim.
6. Kopshtaria
Kopshtarisë është një aktivitet atraktiv për të relaksuar mendjen tuaj duke përdorur kohën tuaj për diçka të dobishme për të gjithë familjen tuaj. Gjithashtu këshillohet nga psikologët sepse ndjenja e dheut në duart tuaja do t’ju bëjë të ndiheni më e lidhur me tokën dhe kështu do rimerrni energjinë që ju duhet. Shtoni këtu edhe faktin se rritja e perimeve, bimëve dhe frutave mund ta bëjnë familjen dhe jetën tuaj shumë më të shëndetshme.
7. Mësoni një instrument
Muzika është një nga aspektet më të rëndësishme të jetës, është një fakt i njohur se muzika ju mban të qetë dhe energjik. Muzika gjithashtu zhvillon shqisat akustike të fëmijës suaj dhe konsiderohet si një mjet thelbësor për zhvillimin e humorit për fëmijën tuaj kur ajo është në barkun tuaj. Duke mësuar një një instrument ju të qetësoni veten duke e thelluar lidhjen me një të vegjël tuaj. Instrumentet fyrmore siç mund të jetë flauta gjithashtu nxisin frymëmarrjen e cila në vetvete është një aktivitet relaksues.
8. Eksperimentoni me receta të reja
Pak aktivitete mund të jenë po aq të dobishme sa gatimi. Ky hobi mund ta bëjë jetën tuaj si prind më të lehtë se të tjerët. Të përgatisësh ushqime në kuzhinë dhe të punosh me ushqim të mban të fokusuar, të qetë dhe nxit krijimtarinë./GazetaShneta/