Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa këshilla konkrete për “të vjellat e mëngjesit” nga mamia Razije Musa

Këshilla për shtatzëna 27/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia nga Kosova Razie Musa së fundmi ka shkruar rreth problematikës më të përhapur tek shtatëzënat, që janë të vjellat e mëngjesit.

Ajo ka përmendur disa këshilla konkrete për përmirësimin e kësaj simptome, shkruan GazetaShneta.

Lexoni postimin e plotë:

Të vjellat në shtatëzani…

Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë herë pyetem se si të menaxhohen të vjellat e mëngjesit.

Së pari dua të ju them se gjysma e grave shtatëzënë në periudhën 6 deri në 16 javë mund të kenë vjellje të mëngjesit por vetëm një përqindje e vogël e tyre mund të shkoj në përkeqësime e deri në humbje të lëngjeve.

Në përvojën time profesionale e di se afër javës së 16 këto të vjella reduktohen por nuk përjashtohet mundësia që të vazhdojnë, madje ka raste që gruaja deri në fund të shtatëzanisë ka të vjella. Shkaku i këtyre ndryshimeve normalisht se janë hormonet që e shoqërojnë gjithë shtatëzaninë.

Ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse të vjellat janë shumë të shpeshta, nëse nuk mund të hani asgjë, nëse urinoni rralle dhe urina është e errët, keni gërqe e rënie në peshë.

Cdo shtatëzënë që ka të vjella mund t’a ndihmojë veten nëse han ushqim më shpesh dhe në sasi të vogla, konsumon lëngje, shmangë ushqimet me shumë yndyrë dhe djegëse, të shmangë aromat që mund t’a ndikojnë vjelljet dhe të mos qëndrojë në ambiente me nxehtësi të madhe.

Unë gjithmonë e jap një këshillë që e di se funksionon, RELAKSOHUNI, dëgjoni muzikë, ecni, dilni në natyrë dhe mbi të gjitha RINI LARG NJERËZVE NEGATIVË.

Gjithmonë për çdo shqetësim jeni në kontakt me mjekun apo maminë që e përcjellin shtatëzaninë tuaj.

Me dashuri, Razija

Artikulli paraprakEliza Dushku në prag të lindjes, tregon barrën me krenari
Artikulli i rradhës 8 hobi që duhet të marren parasysh gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.