Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

9 gjëra që duhet të bëni para se të shkoni në lindje

Këshilla për shtatzëna 19/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju mezi po prisni që bebja të arrijë, por para se të vijë në këtë jetë, janë disa gjëra që mund t’i bëni para se të mirreni me të qarat dhe ushqimin e foshnjës, përcjell Gazeta Shneta.

Nga instalimi i ulëses së bebes në veturë e deri tek përzgjedhja e pediatrit, këto janë gjërat më të rëndësishme që duhet t’i bëni para se kontraktimet të fillojnë:

1. Ushtroni për procesin e lindjes
Ju mund të merrni këshillat bazike për lindjes, por është mirë që t’i ushtroni me praktikë teknikat e frymëmarrjes dhe të relaksimit me dikë që e di se si të ju këshillojë.

2. Njoftohuni me gjërat bazike për gjidhënien
Moe prisni që fëmija të ju kapet dhe të fillojë vetë të ushqehet. Për të dytë do të jetë një proces ku do të mësoni dhe disa nëna të reja kanë probleme. Menjanoni këto probleme duke mësuar për gjërat pazike rreth dhënies së gjirit.

3. Rregulloni ambientin dhe shtratin ku do të qëndrojë bebja
Çdo bebe ka nevojë për një ambient të përshtatshëm për të fjetur. Blini dhe rregulloni dhomën për ta ose shtratin para se bebja të vijë.

4. Flisni me doktorin tuaj për mundësitë e lindjes
Juve do ju bjerë shumë shpesh të shiheni me gjinekologun tuaj gjatë shtatzënisë. Këto termine mund të ju hutojnë, por shfrytëzoni mundësinë për të biseduar vazhdimisht për planin e lindjes. Zgjedhni vendin nëse doni spitaëin më të afërt apo atë me qendër speciale për lindje. Gjithashu mirrnuni vesh për atë se çfarë mjekime do të përdorni apo edhe mundësitë dhe intervenimet që doni në ditën e lindjes.

5. Paketoni çantën për spital
Sigurohuni që të merrni të gjitha gjërat e nevojshme për ju dhe beben çara se të niseni për në spital.

6. Përgatitni ushqim për disa ditë dhe ngrijeni në friz, ose merrni meny restauranti nga i cili do të porositni
Nëse jetoni vetëm me bashkëshortin tuaj, atëherë para lindjes sigurohuni që të keni ushqim të gatshëm për ditët e para pas kthimit të spitalit, pasi do ta keni të pamundur të bëni bukën. Mbushni frigoriferin me ushqime të përgatitura dhe kur të vijnë vaktet thjesht vetëm nxirrni dhe i nxehni ato. Ose, ju mund të merrni një mney për ato ditë, nga të cilat mund të zgjedhni për të porositur nga ndonjë restaurant që ju bjen ushqimin në shtëpi.

7. Instaloni ulësen e bebes në veturë
Kur të filloni lindjen, ju dhe partneri juaj do të jeni shumë nervozë që të lexoni instruksionet ngadalë dhe me vëmendje ose të mendoni kthjellët për të instaluar karrigen si duhet. Kështu që, bëjeni më herët dhe do të jeni të gatshëm kur dita e lindjes vjen.

8. Lani çarçafët e krevatit dhe rrobat e bebes
Është shumë ide e mirë që t’i lani çarçafët, batanijet, mbulesat ose ndonjë gjë tjetër që do të jetë në kontakt me lëkurën e bebes, para se t’i veshë. Lani edhe rroba që mund t’i veshi bebes për një javë, pasi pas lindjes nuk do të jeni në gjendje të bëni shumë, deri sa të shëroheni. Lani me kujdes dhe me detergjentë të pa parfymosur.

9. Zgjedhni pediatrin
Ju nuk do të gaboni nëse pyesni njerëzit për këshilla, sigurohuni të merrni ppërgjigje të sinqerta dhe rekomandime nga dikush që i besoni. Zgjidhni mjekun që mendoni se do të përkujdeset më së miri për beben tuaj./GazetaShneta

Artikulli paraprakPezullohet laboranti i QKMF-së në Ferizaj, kërkoi ryshfet për të kryer analizat
Artikulli i rradhës Përdhunim lufte në Bosnje: Kërkimi i një bije për të vërtetën

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.