Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi sot – 8 dhjetor

Horoskopi 08/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi
Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë të keni një ditë sa më të bukur dhe plot ngjyra. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e partnerit/es dhe do doni që të mos ndaheni për asnjë çast. Beqarët meshkuj do jenë ata që do kenë fat në dashuri. Femrat do duhet ende të presin. Financat do kërkojnë më tepër durim dhe vëmendje.

Demi

Mos hezitoni t’ia shprehni partnerit/es edhe pakënaqësitë gjatë kësaj dite, jo vetëm dashurinë. Në një lidhje duhet të flisni gjithmonë hapur. Për sa ju përket beqarëve, vetëm ata që janë në udhëtime apo jashtë qytetit të tyre do ketë të reja. Në planin financiar do jeni të detyruar të reduktoni shpenzimet.

Binjakët
Dita e sotme do jetë shumë e turbullt sot për ata që janë në një lidhje. Herë do dashuroheni në mënyrë pasionate dhe herë do keni debate të forta me partnerin/en. Për ata që kanë një familje do ketë edhe marrje vendimesh. Beqarët nuk duhet të ngatërrojnë miqësinë me dashurinë. Për financat do jetë ditë pozitive.

Gaforrja

Përfitoni nga kjo ditë plot diell për të diskutuar mbi problemet dhe debatet që keni pasur në jetën tuaj në çift. Partneri/ja do jetë i gatshëm t’iu dëgjojë dhe së bashku do sqaroni gjithçka. Beqarët do e dinë mirë kë të joshin dhe mënyrën si duhet ta bëjnë. Financat fatmirësisht nuk do jenë aspak problematike.

Luani

Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk priten gjëra të jashtëzakonshme dhe herë pas here mund të ketë edhe disa debate. Beqarët nga ana tjetër do tërhiqen vetëm nga aventurat kalimtare jo nga historitë serioze të dashurisë. Financat do jenë në vëmendjen tuaj, nuk priten probleme.

Virgjëresha

Do keni konflikte të shumta sot me partnerin/en dhe do jeni gjithë ditës të nervozuar. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët do joshin dhe do joshen pa fund. Në mesditë priten edhe surpriza të mëdha. Në planin financiar do jeni me fat dhe do mund ta përmirësoni situatën.

Peshorja

Ditë shumë e trazuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni duke qenë se do kërkoni më tepër liri. E mira është që për gjithçka të flisni me të në momentin e përshtatshëm. Beqarët do kenë vetëm disa njohje të reja, asgjë më tepër. Financat do fillojnë të rriten pak nga pak.

Akrepi

Nëse jeni në një lidhje dita do jetë e zakonshme. Nuk do ketë as debate të zjarrta, por edhe as pasion të madh. Nëse jeni ende vetëm, duhet ta kërkoni në çdo ambient ku do shikoni personin e duhur. Disa do jenë me goxha fat. Në planin financiar duhet shumë punë dhe mund për ta stabilizuar situatën.

Shigjetari

Komunikimi në çift do jetë më i mirë gjatë kësaj dite. Do i shprehni më lehtë ato që mendoni për lidhjen tuaj dhe do pranoni të bashkëpunoni me partnerin/en. Beqarët me shumë gjasë do kenë dashuri me shikim të parë. Në planin financiar nuk duhet në asnjë mënyrë të filloni operacione të rrezikshme.

Bricjapi

Ditë e mrekullueshme dhe e mbushur me surpriza të njëpasnjëshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojeni deri në sekondën e fundit. Beqarët do jenë të vetëdijshëm për atë që duan dhe nuk do nguten të pranojnë çdo ftesë. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet dhe do jeni më të qetë.

Ujori

Sot do i kushtoni më shumë kohë dhe vëmendje punës sesa jetës suaj në çift. Kjo do e mërzitë tej mase partnerin/en dhe do e shtyjë të bjerë në melankoli. Gjeni kohën e duhur për t’i sqaruar atij gjithçka. Beqarët do kenë takimet më të bukura të vitit. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, bëni kujdes.

Peshqit

Çiftet nuk do kenë një ditë tërësisht të qetë. Personi që keni në krah mund t’iu kritikojë për disa gabime që keni bërë dhe do ju duhet të kërkoni falje që situata të përmirësohet. Venusi do i bëjë beqarët mjaft tërheqës gjatë kësaj dite dhe mundësitë për të pasur takime do jenë të shumta. Në planin financiar tregohuni të rezervuar.

Syri.net

Artikulli paraprakKëto janë gjërat që duhet të keni kujdes gjatë larjes së foshnjës suaj
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.