Shumë prej femrave preferojnë të bëjnë intervenime kirurgjike në vaginë, disa me por edhe pa dëshirën e tyre.
Po ashtu, shumë vajza shqiptare për shkak të mentalitetit jo-adekuat po ngarejnë pas mjekëve për të rikthyer virgjërinë, shkruan Gazeta Shneta.
Njëra prej këtyre ndërhyrjeve e cila po përdoret më së shumti është edhe qepja e buzëve të vaginës. Qepja bëhet me penj absorvues (me penj të cilat i absorvon trupi vetë dhe largohen pas disa ditësh).
Kjo metodë është veçmas e shprehur në Tiranë, aty ku mediat nga Shqipëria kohë më parë raportuan se mjekët po paguhen duke filluar nga 180 e deri në 500 euro për këtë intervenim.
Numri më i madh i kërkesave të tilla vjen nga studentet, ndërsa stina e preferuar mbetet vera, në prag të fejesave apo martesave me mërgimtarë. /Gazeta Shneta/