Bebet duhet të flenë në shtratin e nënës së tyre derisa t’i mbushin të paktën tre vjeç, ka pohuar një studim mbrëmë.
Këshilla e diskutueshme vjen nga një pediatër që zbuloi se foshnjat dy ditore, të cilat ishin vendosur në shtrat të flenin vetmas, flinin më keq se ato që shtriheshin në gjoksin e nënës së tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Zemrat e tyre ishin gjithashtu nën stres, zbuloi kërkimi.
Fjetja vetmas e bën më të vështirë lidhjen e nënës dhe fëmijës – dhe dëmton zhvillimin e trurit, duke i krijuar sjellje të këqija kur fëmija rritet.
Dr Nils Bergman nga Universiteti i Cape Town, Afrika e Jugut thotë se për një zhvillim optimal, të sapolindurit e shëndetshëm duhet të flenë në gjoksin e nënës së tyre, sidomos në javët e para
Pas kësaj, ato duhet të qëndrojnë në shtratin e nënës deri sa t’i mbushin tri ose madje katër vjeç./Gazeta Shneta/