Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaq aftësitë e bebeve 3-8 muajshe gjatë një trajnimi në pishinë.
Trajnimi udhëhiqet nga një terapeist i cili ndihmon zhvillimin fizik të fëmijëve.
“Prindërit gjithmonë janë të befasuar kur shohin se çfarë janë në gjendje të bëjnë fëmijët e tyre. Trajnimi fillon me qëndrimin drejt në këmbë për të forcuar shpinën, sepse kur shpina është e fortë ju mund të bëni çfarë të doni”, ka deklaruar ai.
Bebet ushtrojnë së bashku me prindërit e tyre në një kurs 12 javësh.
Shikoni videon për më tepër. /Gazeta Shneta/