Kjo mund të ju duke e pa kuptim, por pothuajse cdo njëri nga ne e ka menduar një herë gjatë procesit të humbjes së kilogramëve të tepërt.
Ku shkon yndyra, a shpërbëhen qelizat e dhjamosura, apo fluturojnë diku në hapësirë, mirëpo le t’i qasemi shkencës, në mënyrë që t’i largojmë disa mite të krijuara për këtë.
Para së gjithash, ka një ndryshim midis humbjes së peshës dhe humbjes së yndyrës, pasi që mund të humbasim shumë peshë si pasoje e sëmundjeve të ndryshme.
Ndërsa sipas profesorit Andreë Brown, rreth 50 për qind e të anketuarëve, besonin se humbja e këtyre kilogramëve nënkupton fitimin e energjisë dhe mund të shfrytëzohet për ngrohje, transmeton Gazeta Shneta.
Për të humbur një sasi të yndyrës ju duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroni, ndërsa sipas trajnerit Heather Neff, ‘njeriu nuk mund të jetojë pa yndyrë’.
Yndyrat nuk janë që krijojnë shtresa dhjamore, shton më tej Neff, por ai këtu e ka për qëllim yndyra të shëndetshme, si produktet e qumështit, arra, banane e kështu me radhë.
Rreth 80 për qind e yndyrës nuk del nga kryerja e nevojës, por nga mushkëritë ndërsa pjesa tjetër nga fekalet, djersitja dhe lotët./Gazeta Shneta/