Ekspertët paralajmërojnë se mënyra e dobët e të ushqyerit gjatë shtatzënisë vendosë për jetëgjatësinë e fëmijëve.
“The Early Life Nutrition Coalition” është një kolektiv i ekspertëve nga Austrila dhe Zelanda e Re, të cilët kohëve të fundit po paralajmërojnë që të ushqeheni mirë gjatë shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa, përsa i përket të ushqyerit në mënyrë të dobët, ata po thonë se nëse veprohet me këtë regjim gjatë shtatzënisë, jeta e fëmijës mund të reduktohet në disa vite.
Të ushqyerit mirë nënkupton marrjen e vitaminave të duhura gjatë shtatzënisë, proteinat e nevojshme për fëmijën, e shumë ushqime të tjera me vlera ushqyese.
Ekspertët po fokusohen në 1000 ditët e para pas konceptimit në një përpjekje për të edukuar të gjithë nënat, duke iu treguar se sa e rëndësishme është ky element në shëndetin e fëmijëve tanë./Gazeta Shneta/