Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të sterilizoni shishet dhe biberonin e bebes tuaj

Jetë 03/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sterilizimi i shisheve dhe biberonit është shumë i rëndësishëm e sidomos gjatë muajve të parë të jetës së tij. Kjo pasiqë sistemi i tretjes i të posalindurit është shumë delikat dhe i ndjeshëm ndaj mikrobeve apo bakterieve.

Biberoni dhe shishet duhet të sterilizohen gjithmonë pas çdo vakti të ushqyerjes dhe nëse nuk jeni të sigurtë si mund t’a bëni sterilizimin e rregullt po ju japim disa këshilla praktike si t’a bëni atë:

Fillimisht, para se ta bëni sterilizimin e biberonit është e rëndësishme që t’a pastroni me ujë dhe sapun, ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm dhe pasi ta thani të filloni me sterilizimin.

Metodat për sterilizimin e biberonit tuaj:

Metoda A) Sterilizimi i nxehtë

Kjo metodë përdoret më së shumti për të sterilizuar biberonin e fëmijës. Ajo çfarë duhet të veproni është se duhet të mbushni një tenxhere me ujë, hidhni 1 lugë gjelle uthull dhe hidheni në tenxheri të gjitha pjesët e çmontuara të biberonit.

Leni të zihen në ujë të vluar për 10 minuta, hiqni nga uji i nxehtë dhe i lini të ftohen mbi një rrobë të pastër. Për të tharë pjesët e sterilizuara të biberonit, i ktheni përmbysë mbi rroben ku i keni vendosur, larg mikrobeve në një vend të pastër.

Metoda B) Sterilizimi i ftohtë

Për të bërë këtë sterilizim ju duhet të bleni produktet e përshtatshme për këtë gjë. Të hidhni produktin në një tenxheri me ujë të ftohtë dhe ti vendosni brenda të gjitha pjesët e biberonit.

Lexoni udhëzimet para përdorimit. Shpëlani pjesët me ujë të ngrohtë dhe i lini të ftohen. Kur të sterilizoni biberonin është e rëndësishme që të transportoni pjesët e tij me ndonjë kapëse të pastërt dhe t’i ruani në një vend të pastër dhe të sigurt. / Gazeta Shneta

 

Artikulli paraprakSulm me eksploziv në Suedi, plagoset infermierja Ariana Haradinaj
Artikulli i rradhës A është e sigurtë të hani sallam gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.