Adoptimi cilësohet si një vepër mjaft e mirë, por jo në të gjitha rastet ka ndikim pozitiv. Një histori e ngjashme ka të bëjë me një vajzë që ishte braktisur në vitin 1981.
Ajo gjithmonë e dinte se ishte e braktisur, kështu një ditë vendosi që të kërkonte nënën e saj, e cila e kishte braktisur kur kishte qenë disa orë pasi kishte lindur.
‘Jam e zemëruar shumë me nënën time biologjike, dhe këtë e kam mbajt për shumë kohë’, tregon Janet Barnicoat, për ABC News, transmeton Gazeta Shneta.
Një faqe në internet ishte një pikë kthese e rëndësishme në jetën e saj, pasi bëri analizat e pështymës dhe ajo mori informacione rreth familjes së saj.
Kështu ajo zbuloi se kishte edhe dy vëllezër të tjerë, që të gjithë të braktisur nga nëna e tyre pak orë pasi kishin lindur.
Ndërsa, më në fund fëmijët e saj pas shumë zemërimeve e falën nënën e saj, ‘nuk mundem më’, u shpreh vajza e saj.
Ndërsa nëna me lot në sy thotë se ‘nuk di si do t’ia fali vetes’. Sot, ata sërish janë bashkë dhe kanë histori të ndryshme për të treguar./Gazeta Shneta/