Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto gra duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë shtatzënisë, mund të rrezikojnë abortin

Këshilla për shtatzëna 05/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dr.Kozeta Mustafaraj, gjinekologe –  obstetër në Klinikën Gjinekologjike GEA ka folur në lidhje me rrezikun e abortit spontan në disa raste të veçanta tek gratë, të cilat duhet t’u ofrojmë kujdes.

Aborti është humbja spontane (jo e provokuar) e shtatzënisë para javës së 20 së saj Rreth 10-20% e shtatzënive të identifikuara përfundojnë në abort spontan, por numri i humbjeve spontane është më i madh, pasi pjesa më e madhe e shtatzënive përfundojnë përpara se vetë gruaja ta dijë që është shtatzëne.

Sipas dr. Kozeta Mustafaraj janë faktorët e mëposhtëm ata që rrisin rrezikun e abortit spontan.

  • Mosha: gratë mbi 35 vjeç kanë rreth 20% risk, dhe në moshën 40 rritet deri në 40%, ne 45 vjeç arrin 80%. Mosha amësore gjithashtu luan rol të rëndësishëm në shanset e mbarëvajtjes së shtatzënisë.
  • Dështimet e mëparshme: gratë te cilat kane pasur  2 apo më shumë dështime të njëpasnjëshmesh kanë risk me te lartë për të bërë dështim spontan në shtatzënitë e mëpasshme.
  • Sëmundjet kronike: diabeti i pakontrolluar, sëmundje kronike të veshkave apo mëlçisë.
  • Probleme të mitrës dhe qafës se mitrës: anomali të lindura të mitrës, fibromioma, sineki, qafa e mitrës e keq formuar apo e dëmtuar nga abortet e mëparshme.
  • Duhani, alkooli, drogat: përdorimi në sasi të madhe dhe të vazhdueshme, ulë cilësinë e qelizave mbartëse te materialit gjenetik si dhe dëmton ambientin ku do behet konceptimi dhe më pas zhvillimi i embrionit.
  • Pesha: gratë shumë të dobëta (nën peshë) si dhe shumë të shëndosha (mbipeshë) janë të prira për të bërë aborte spontane./Kidstime/

 

Artikulli paraprakMësojeni para se të lind nëse fëmija juaj do të jetë djathtak apo majtak, me këtë metodë
Artikulli i rradhës Horoskopi sot, e shtunë 6 janar 2018

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.