Zakonisht, pas një lindje me operacion cezarian ju mund të qëndroni në spital për dy deri në katër ditë.
Prandaj, ju duhen disa gjëra që të merrni me vete, sigurohuni që gjërat që do t’i merrni për lindje t’i bëni gati kur jeni në muajin e tetë të shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo çfarë ju duhet janë:
-Një ID kartelë, dhe dokumentacionet e tjera që nevojiten për spital.
-Gjëra personale si: furçë dhëmbësh, balsam buzësh, deodorant, krehër, sapun, shampo dhe locion.
-Një këmishë nate ose dy të tilla pastaj çorape ose papuqe.
-Sytjena të rehatshme, për shkak se pas lindjes gjinjtë tuaj duhet të jenë të butë dhe ndjeshëm për gjidhënien e foshnjës.
-Pantollona, por sigurohuni që t’i keni pa rrip për shkak të mos shtypni prerjen tuaj.
-Jastëkun tuaj, mund t’i shfrytëzoni edhe jastëkët nga spitali, por nëse merrni një të tillë nga shtëpia sigurohuni që të jetë me ngjyra që të jetë lehtë i dallueshëm nga ata të spitalit.
Po ashtu, mund të merrni edhe disa lodra për foshnjën tuaj, për shkak të qëndrimit për një kohë më të gjatë në spital.
Këto ishin disa nga gjërat më të nevojshme që duhet t’i keni me vete, kur keni një lindje me operacion cezarian./Gazeta Shneta/