Sipas studimit të fundit, gratë shtatzëna që punojnë më shumë se 32 orë në javë në një punë stresuese, rrezikojnë shëndetin e foshnjës.
Gjasat për lindjen e fëmije me peshë të vogël është e madhe, madje stresi i tillë në punë njëjtësohet me dëmin që shkaktohet me gratë që konsumojnë duhan gjatë periudhës së shtatzënisë.
Konkludimi i rezultateve të nxjerra nga ky studim bën të kuptojmë që gratë shtatzëna nuk duhet të punojnë më shumë se 24 orë një avë.
Studimi përfshiu si mostër 7000 gra respodente, ku një numër i konsiderueshëm lindën fëmijë me peshë më të ulët.
Stresi shkakton prodhimin e hormonit kortizol i cili bën të mundur ngadalësimin e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës./Klan Kosova/