Shtatzënia është një kohë e paharrueshme, në çastin kur e lindni foshnjën keni dëshirë që përsëri të përjetoni ndjesinë e nëntë muajve.
Por, nëse keni lindje me operacion cezarian, ju duhet të prisni më shumë se sa që keni menduar.
Pas një operacioni të tillë, duhet të prisni së paku gjashtë muaj, një raport nga OBSH rekomandon që nëna ideale të ketë një pushim prej 24 muajve, në mënyrë që të ul rrezikun e rezultateve negative.
Ky rekomandim shihet të jetë në shumë prej rasteve edhe tek lindja natyrale, duhet t’i jepni kohë plagëve që të shëroheni, transmeton Gazeta Shneta.
Po ashtu, ju keni më shumë kohë që të kujdeseni për foshnjën tuaj, edhe pse planifikimi i shtatzënisë është një vendim personal, dhe këtë ju mund ta diskutoni me partnerin apo mjekun tuaj.
Rreziqet që mund të keni nëse tentoni më herët se kjo kohë janë: probleme me placentën previa, rritja e rrezikut që të shkëputet mitra, lindje e parakohshme dhe peshë e ulët e bebes pas lindjes./Gazeta Shneta/