Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mënyrat e vërtetuara shkencërisht për parandalimin e kancerit të gjirit

Femina 16/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i gjirit është më i përhapuri në gratë në të gjithë botën. Ka disa zakone që rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Duke i ditur këto zakone, mund të ndërmerrni masa për uljen e rrezikut. Instituti Amerikan për Hulumtimin e Kancerit ka zbuluar faktorët që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Edhe pse ka disa gjëra që gratë nuk mund t’i kontrollojnë, zgjedhje të caktuara të stilit të jetesës mund të kenë një impakt të madh në rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Ja çfarë mund të bëni për të ulur rrezikun! Shfletoni galerinë…

Ushtrimi rregullisht është një mënyrë e mirë për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Studimet kanë zbuluar se rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit është më i ulët për femrat që janë aktive, krahasuar me ato që janë pasive.

Mbani një peshë normale

Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, obeziteti lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit, si dhe atij të pankreasit, ezofagut, zorrës dhe tiroides. Duke mbajtur një peshë të shëndetshme nëpërmjet dietës dhe stërvitjes, mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbajtur larg rrezikun për zhvillimin e kancerit.

Ushqeni fëmijën me gji

Ushqyerja me gji lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit tek nënat. Një studim afatgjatë në vitin 2002, i kryer tek gati 150 mijë gra, zbuloi se sa më shumë të ushqejnë fëmijën me gji, aq më të mbrojtura janë nënat nga kanceri i gjirit,.

Por çdo 12 muaj që një nënë ushqen fëmijën me gji, rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ulet me rreth 4%. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që nënat t’i ushqejnë foshnjat me gji të paktën 6 muajt e parë.

Kufizoni alkoolin

Vazhdojnë të shtohen të dhënat që tregojnë për lidhjen mes alkoolit dhe rrezikut të madh për zhvillimin e kancerit. Hulumtuesit shkencorë e kanë lidhur atë me një rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit të qafës, fytit, mëlçisë, gjirit dhe kancerit të zorrës.

Ndiqni një dietë të pasur në perime (sidomos karota)

Duke ngrënë perime jo me bazë niseshteje, ushqime me karotenoide, si karotat dhe domatet, si dhe ushqime që janë të larta në kalcium, mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Ndjekja e një diete të pasur me këto lloje ushqimesh, sidomos perimet, ndihmon jo vetëm për parandalimin e kancerit të gjirit, por për gjithë shëndetin./Shendeti.com.al/

Artikulli paraprakDallimi midis ftohjes dhe gripit, mundësitë e trajtimit dhe parandalimi i tyre
Artikulli i rradhës T’i dalim në ndihmë Adnan Hysenit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.