Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja çfarë tregojnë goditjet e forta të fetusit në bark gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 02/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Momenti kur një nënë ndien fëmijën e saj duke lëvizur në bark përshkruhet si një nga momentet e ndjesitë më të bukura që mund të përjetohen ndonjëherë. Ky është momenti kur fillon bashkëveprimi mes nënës e fetusit dhe të dy e njohin njëri-tjetrin, ende pa ardhur fëmija në jetë. Megjithatë, goditjet mund të jenë të forta e të dhimbshme për nënën e t’i shkaktojnë bezdi.

Goditjet e forta të fetusit, shenjë e mirëqënies së tij

Një studim i Imperial College London dhe Great Ormond Street Hospital në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në përfundimin se lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës, tregojnë se ai po rritet në mënyrë të shëndetshme. Sipas studimit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse fëmija fillon t’ju godasë. Kjo mund të jetë e bezdisshme për nënën, por është shenjë se shtatzania po vijon rregullisht, fëmija po zhvillohet mirë, muskujt, gjymtyrët e nyjet e tij po formohen.

Shqetësohuni kur mungojnë lëvizjet

Madje, në studim thuhet se nënat duhet të fillojnë të shqetësohen nëse lëvizjet e fëmijës brenda barkut të tyre mungojnë ose bëhen të rralla.

Në cilën javë të shtatzanisë lëviz fëmija më shumë?

Pjesë e studimit ishin gra shtatzëna midis javës së 20 e 35 të shtatzanisë. Ato iu nënshtruan rezonancës magnetike të mitrës dhe rezultatet u analizuan, duke studiuar lëvizjet e fetusit. Nga ekzaminimet rezultoi se fëmija lëviz më shumë në javën e tridhjetë të shtatzanisë, ndërsa më vonë ai rritet dhe hapësira që ka për të lëvizur është disi më e kufizuar./Pernenat.al/

Artikulli paraprakKujdes: Ka raste që mund të ngelësh shtatzënë përmes seksit anal
Artikulli i rradhës Femrat që lindin djem kanë një tipar të veçantë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.