Akupunktura mund të rritë shanset për të mbetur shtatzënë, sipas hulumtimeve të reja.
Trajtimi, që rrjedh nga mjekësia e lashtë kineze, thuhet se rritë shanset e grave për të konceptuar me fekondim in vitro për gjashtë për qind, transmeton Gazeta Shneta.
Ky konkluzion vjen nga një klinikë udhëheqëse europiane e fertilitetit, që analizoi të dhënat nga mijëra kliente të saj gjatë tre viteve.
Ekspertët e saj thonë se funksionon duke rritur rrjedhjen e gjakut në mitër, gjë që e bën atë më të hapur për implantimin e embrionit kur ai është transferuar.
Akupunktura përfshin stimulimin e nervave shqisore nën lëkurë dhe në muskujt e trupit.
Hulumtimet e mëparshme kanë thekson se një praktikë e tillë dyfshion shanset e një gruaje që të konceptojë përmes fekondimit in vitro./Gazeta Shneta/