Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A po provoni të mbeteni shtatzënë për një kohë të gjatë? Ja çfarë duhet të bëni

Femina 12/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kjo nis me idenë për të patur fëmijë. Pas një farë kohe vendosni se ky është momenti i duhur për tu bërë me bebe. Më pas hiqni dorë nga pirja e pilulave antibebi dhe prisni.  Mund të kalojë një muaj apo dy. Akoma nuk keni mbetur shtatzënë. Filloni të shqetësoheni.

Nuk keni përse të shqetësoheni. Dy muaj nuk është aspak periudhë për t’u shqetësuar.

Nëse përpiqeni të mbeteni shtatzënë për një periudhë kohore prej 12 muajsh dhe jeni më pak se 30 vjeç, atëherë duhet të vizitoni një endokrinolog reproduktiv apo një specialist infertiliteti. Nëse jeni më shumë se 35 vjeç, është mirë që të vizitoni një specialist pas gjashtë muajsh nga dita kur keni filluar të provoni të mbeteni shtatzënë.

Para kësaj periudhe nuk ekziston asnjë arsye përse të shqetësoheni

Një çift ka mesatarisht 20-25 % shanse për ngjizje në çfarë do lloj muaji, ndërkohë që pothuajse 2/3 e çifteve mund të kenë ngjizje brenda 6 muajve të parë. Gratë mbi moshën 35 vjeçare, mund të kenë më shumë vështirësi për ngjizje, pasi cilësia dhe sasia e vezëve mund të ndryshojë në këtë fazë të jetës.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse ju i keni simptomat e mëposhtme, ndërkohë që ju po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

– Cikël menstrual jo të rregullt dhe me dhimbje

– Dhimbje në pjesën e legenit

– Intervenin kirurgjik të mëparshëm në pjesën e legenit

– Diabet apo probleme të përgjithshme me shëndetin

Nëse jeni krejtësisht të shëndetshëm dhe nuk mund të mbeteni shtatzënë brenda një viti, atëherë vizitoni doktorin me qëllim që të përcaktojë shkaqet e mundshme të infertilitetit.

Infertiliteti i femrës – Një e treta e kohës që provojnë gratë për të mbetur shtatzënë, zakonisht kanë problem me ngjizjen. Kjo ndodh për shkak të problemeve të ndryshme me të cilat ato përballen, siç janë bllokimi i tubave fallopianë, endometrioza apo çrregullime të ovulimit.

Infertiliteti i mashkullit –  një të tretën e kohës së tyre, meshkujt përballen me probleme si prodhimi i pakët i spermës apo edhe  mosprodhimi aspak i saj, si dhe me probleme të spermës e cila nuk është në lëvizje (nuk ka aftësi për të lëvizur deri tek qeliza vezore). / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakKomuna e Prishtinës: Kjo është arsyeja pse janë vendosur terminet në QMF
Artikulli i rradhës Kjo është metoda e duhur për të matur temperaturën e bebit tuaj

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.