Ushqimi është një nga pjesët më të rëndësishme për çdo nënë që ushqen me gji. Të gjitha nënat kujdesen që fëmja i tyre të marrë të gjitha kaloritë e duhura për t’i siguruar trupit energjitë e nevojshme. Kjo ndodh në muajt e parë të jetës. Një nga shqetësimet e një nëne të re kur bëhet me fëmijë është nëse qumështi është i majftueshëm dhe i shëndetshëm për fëmijën.
Për ta bërë këtë nënës i duhet të ndjekë një dietë të larmishme dhe të saktë.
Çfarë duhet të hani kur ushqeni një fëmijë me gji?
Këtu janë disa këshilla që e pasurojnë me vlera ushqyese dhe e bëjnë më të shëndetshëm qumështin për fëmijën tuaj:
Marrja e proteinave të nevojshme
Ushqimeve si qumështi dhe produktet e mishit, peshkut, veza si dhe ushqime që përmbajnë proteina bimore si bishtajoret, duke përfshirë sojën, thjerrëzat, fasulet, drithërat , si orizi, gruri, misri apo elbi. Këto të fundit janë të rëndësishme sepse ato sigurojnë energji për zhvillimin e muskujve.
Ushqime të freskëta dhe organike, duke shmangur ushqimet aspak të shëndetshme për veten por edhe për fëmijën.
Frutat dhe perimet duhet të jenë në çdo vakt tuajin. Ato kanë përmbajtje të lartë vitaminash të ndryshme që janë të nevoshme si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Frutat duhet të lahen me kujdes për shkak të pesticideve. Perimet kanë për qëllim të sigurojnë substancat e duhura minerale.
Pini shumë ujë
Një sygjerim i fundit, por jo më pak në shkallën e rëndësisë, është hidratimi. Mos harroni të hidratoni veten gjatë gjithë ditës. Është e këshillueshme të pini të paktën dy litra ujë në ditë, mundësisht të integruar me dhe me lëngje të tjera./pernenat.al/