Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyet përse një nënë nuk mund të lind binjakë

Këshilla për shtatzëna 17/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur dy ose më shumë foshnje rriten në barkun e një nëne, ato njihen si shtatzani të shumëfishta, që sjellin në jetë, binjakë, trinjakë ose edhe më shumë. Ndonjëherë ata kanë ngjashmëri identike me njëri-tjetrin, por mund të ndodhë që edhe të jenë tërësisht të ndryshëm në pamjen fizike.

Binjakë të një veze

Nëse veza e fekonduar ndahet në dy pjesë, atëherë kemi të bëjmë me binjakë identikë, të një veze. Nëse një nga ato vezë do të ndahet përsëri, do të kemi treshet identike, e kështu me radhë. Të gjitha foshnjat fillojnë me të njëjtin grup gjenesh e për këtë arsye do të duken njësoj.

Binjakë të vezëve të ndryshme

Por mund të ndodhë që brenda një muaji, nga vezoret të dalin dy ose më shumë vezë, e fekondimi i tyre nga spermatozoidet të sjellë binjakë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Lindjet e binjakëve që nuk janë të një veze, janë më të shpeshta se ata të një veze.

Binjakë me baballarë të ndryshëm

Kur vezorja nxjerr më shumë se një vezë, ajo mund të fekondohet në kohë të ndryshme, nga baballarë të ndryshëm. Kjo do të sillte binjakë me të njëjtën nënë, por jo me të njëjtin baba.

Lidhja mes tyre

Prindërit që kanë binjakë thonë se mes tyre ka një lidhje e një mënyrë komunikimi të veçantë, ndryshe nga lidhja me çdo person tjetër. Një studim zbuloi se në javën e 14-t të shtatzanisë binjakët bëjnë lëvizje të qëllimshme ndaj njëri-tjetrit.

Mënyra e lindjes

Lindjet e binjakëve ose më shumë fëmijëve kanë më shumë gjasa të kryhen me prerje çezariane për të mbrotjur shëndetin e nënës dhe të foshnjave.

Arsyet pse një nënë ka gjasa të lindë binjakë

1.Medikamentet e fertilitetit dhe metoda In Vitro

Një grua që ka pasur vështirësi të ngelet shtatzënë dhe ka përdorur trajtime mjekësore të ndryshme, ka shumë gjasa që të lindë binjakë në të ardhmen.

2.Mosha e nënës

Gratë që bëhen nëna pas të 30-ave kanë më shumë shanse të lindin binjakë se ato që bëhen nëna në moshë të re.

3.Gjatësia e nënës

Gratë më të gjata janë më të prirura të lindin binjakë.

4.Konsumi i qumështit

E njëjta gjë vlen edhe për ato që në një kohë të gjatë kanë konsumuar sasi të mëdha qumështi.

5.Familja

Ato gra që kanë motra ose vëllezër binjakë, kanë më shumë shanse të bëhen nëna të fëmijëve binjakë.

Komplikacionet e shtatzanisë

Probleme shëndetësore tek nëna si tension i lartë i gjakut, probleme me shikimin, të vjella shumë të shpeshta.

Lindjet e parakohshme

Kur një nënë pret dy ose më shumë fëmijë ka më shumë gjasa të kryejë lindje të parakohshme.

Vizitat te mjeku

Për shkak se binjakët (trinjakët, etj) kanë shanse më të larta të shfaqin komplikacione e lindje të parakohshme, edhe konsultimet me mjekët duhet të jenë më të shpeshta për ta mbajtur gjendjen në kontroll./pernenat.al/

Artikulli paraprakKonkursi i fotografive të lindjes zbulon fotografi të fuqishme nga e gjithë bota
Artikulli i rradhës Unë jam tregimi i tmerrshëm që asnjë grua nuk do të donte ta dëgjonte

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.