Në të gjithë botën, vetëm rreth 38% e foshnjave ushqehen ekskluzivisht me gji. Lexoni këto këshilla për të mësuar se kush mund të ushqehet me gji dhe çfarë duhet të dini gjatë dhënies së gjirit.
Ne mbështesim çdo nënë në vendimin e saj për ti dhënë apo jo gji fëmijëve të tyre. Është e rëndësishme të njihni përfitimet dhe këshillat për të filluar dhënien e gjirit kur merrni vendimin.
Kush mund të ushqej me gji?
Nëse nuk ka probleme shëndetësore me nënën, pothuajse të gjitha nënat janë në gjendje ti ushqejnë fëmijët e tyre me gji dhe inkurajohen ta bëjnë këtë për gjashtë muajt e parë të jetës së fëmijës së tyre. Nënat mund të kenë nevojë për të ndryshuar zakonet e tyre të jetesës, ndërsa ato janë duke ushqyer fëmijët e tyre me gji.
Përfitimet nga ushqyerja me gji ?
Që të dy nëna dhe fëmija përfitojnë nga ushqimi me gji. Ushqyerja me gji i ofron fëmijës tuaj të gjithë ushqimin që inevojitet për rritjen dhe zhvillimi. Ajo siguron fëmijën tuaj me antitrupa që i mbrojnë ata nga sëmundjet dhe është më e lehtë për ata të tretet në krahasim me formulën. Ushqyerja me gji ka treguar gjithashtu që zvogëlon rrezikun e disa problemeve shëndetësore përfshirë sindromën e papritur të vdekjes së foshnjave.
Ka edhe përfitime për shëndetin e nënës që ushqehet me gji, duke përfshirë ndihmën për kthimin e mitrës në përmasën normale të saj, duke ju ndihmuar të humbni peshën dhe duke zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit dhe ovarian.
Çfarë duhet të hani dhe pini ndërsa jeni duke ushqyer me gji ?
Ndërkohë që ushqeni fëmijën tuaj me gji, do të keni nevojë për kalori shtesë dhe do të duhet të jeni të kujdesshëm për të ngrënë dhe pirë gjëra të caktuara.
– Shmangni ngrënien e peshkut me nivele të larta të merkurit.
– Pirja e më shumë se 300 mg e kafeinës mund të ndikojë tek fëmija juaj.
– Pirja e më shumë se dy pije alkoolike në ditë mund të ndikojë në fëmijën tuaj.
– Shumica e medikamenteve janë të sigurta për të vazhduar marrjen, por bisedoni me mjekun tuaj përpara se ta bëni këtë.
– Mos pini duhan ose mos përdorni ilaçe të paligjshme gjatë dhënies së gjirit.
/ Gazeta Shneta