Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pozicionet e rekomanduara nga mjekët për të dhënë gji

Këshilla për shtatzëna 02/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk mund të veçohet ndonjë pozicion ideal për të ushqyer me gji foshnjën, megjithëse ka disa rekomandime në lidhje me pozitat.

Fillimisht, duhet të kesh pak durim dhe të “eksperimentosh” pozicione të ndryshme, për të gjetur atë më të përshtatshmin për të ushqyer fëmijën me gji.

Çfarë është e rëndësishme në zgjedhjen e pozicionit të duhur për ushqyerjen me gji?

E rëndësishme është që pozicioni që duhet të marri nëna të jetë i rehatshëm, për të shmangur kontraktimet e dhimbshme muskulore të shkaktuara nga qëndrimi për një kohë të gjatë ulur. Me qëllim që të jeni sa më rehat vendosni një jastëk në shpinë për të mos ndjerë shumë lodhje.

Për më tepër, fëmija duhet të mbështetet në një mënyrë të përshtatshme. Duhet ta mësoni atë dhe veten me pozicione të ndryshme. Pozicioni më i përdorur nga nënat për t’i dhënë gji fëmijës është njëra dorë e nënës mban kokën, kurse dora tjetër trupin.

Në çdo rast, edhe në qoftë se gjeni një pozicion tuajin të preferuar, duhet ta ndryshoni pozicionin e gjidhënies herë pas here që qumështi të shpërndahet pak a shumë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë gjirin. Nëqoftëse nëna e bën zakon të ushqejë fëmijën vetëm në një pozicion, atëherë mund të ndodhë që fëmija duke thithur, të zbrazë vetëm një pjesë të gjirit dhe jo të gjithë atë.

Pozicionet e ndryshme të nënës gjatë dhënies së gjirit e ndihmojnë atë të ketë disa lehtësira në situata të ndryshme. Për shembull natën nuk është e nevojshme të çoheni nga krevati, por mund t’i jepni fëmijës suaj shtrirë.

Disa mënyra të ushqyerjes me gji:

Mënyra tradicionale:

Pozicioni ulur me fëmijën në krah është qëndrimi më e zakonshëm gjatë ushqyerjes me gji. Fëmija vendoset në një pjesë të krahut në mënyrë që koka të jetë në një linjë me pjesën tjetër të trupit. Një mënyrë tjetër e ushqyerjes së fëmijës ulur realizohet duke e mbajtur fëmijën ashtu siç mbahet “topi i regbisë”.

Pozicioni si “topi i regbisë” është më shumë i përshtatshëm kur fëmija ka vështirësi në kapjen e gjirit ( siç ndodh me fëmijtët e lindur parakohe, ose me peshë të vogël në lindje). Pozicioni tjetër i treguar në foto është kur foshnja ushqehet gjatë natës ose kur nënat kanë dhimbje për shkak të plagës nga lindja e operacionit. Në këtë rast, fëmija mbahet shtrirë, i mbështetur në shpinë me një jastëk./Pernenat.al/

Artikulli paraprakVaksina e cila duhet ta marrë çdo nënë gjatë lindjes
Artikulli i rradhës Ky është mashkulli që zbuloi idenë që gratë të lindin shtrirë, për një arsye krejtësisht banale

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.