Duke u bazuar në studimet e fundit, llaqet për thonj mund të sjellin dëm në trupin tonë.
Përgjatë një studimi, 24 gra i janë nënshtruar disa lloj testimesh, që për qëllim kishin pasur zbulimin e shenjave të toksinave që mund të shfaqeshin eventualisht në organizëm, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet kanë befasuar shumicën, ngase në trupin e të gjitha vullnetareve janë hasur toksina trifenil fosfati, e cila mund të pengojë punën e sistemit endokrin.
Gjithashtu, ndikon edhe në stabilitetin e hormoneve, metabolizmin, shëndetin riprodhues dhe zhvillimin në përgjithësi./Gazeta Shneta/