Thonjtë e foshnjës mund të jenë më fragjil dhe elastik se të të rriturve, por preferohet që të shkurtohen, megjithëse me një kujdes të shtuar.
Thonjtë e foshnjave rriten shumë shpejtë saqë ju duhet t’ua preni atyre disa herë në javë. Thonjtë e këmbëve nuk kërkojnë edhe aq shpesh të shkurtohen.
Si mund t’ia shkurtoj thonjtë foshnjes sime, pa ia prerë apo lënduar gishtat?
Koha më e mirë për ta bërë këtë, është gjatë kohës kur ata janë duke fjetur. Një kohë tjetër e përshtatshme është mënjëherë pas dushit, kur thonjtë e foshnjes zbuten dhe e bëjnë punën më të lehtë.
Sigurohuni që të keni mjaftueshëm dritë, për të parë se çfarë jeni duke bërë. Përdorni një palë gërshërë për foshnje, apo brisk thonjsh i bërë veçanërisht për gishtërinj të vegjël. Shtypni lëkurën afër thuas që të shmangni pickimin e lëkurës si dhe mbani dorën e foshnjes përderisa ia shkurtoni thonjtë.
Shkurtoni thonjtë sipas lakorës së gishtit. Pritni thonjtë e këmbës në mënyrë të drejtë. Pastaj përdorni një mprehës smeril për të rrafshuar skajet e mprehta.
Mjekët rekomandojnë që të përdorni vetëm mprehës smeril gjatë javëve të para të jetës së foshnjave, sepse thonjtë janë shumë të butë si dhe prindërit e rinj kanë më shumë gjasa që aksidentalisht të pickojnë lëkurën e foshnjes së tyre.
Nëse aksidentalisht ia lëndoj gishtin, si mund ta ndaloj gjakderdhjen?
Nëse ju ndodh kjo gjë me foshnjen tuaj, mos u bëni i ashpër me veten tuaj – kjo gjë iu ndodhë shpesh prindërve. Thjeshtë vendin e prerë lëreni në ujë të ftohtë për pak kohë e më pas mbulojeni gishtin me një pecetë të pastër dhe shtypeni pak me dorën tuaj.
Mos e merrni mundimin të vendosni fashë (fllaster) në gishtin e fëmijës suaj. Është e mundshme që kur ti fusë gishtat në gojë ta thithë atë dhe të përfundojë në ngulfatje. Nëse gjakderdhja nuk ndalet, në raste të tilla vizitoni më mirë mjekun tuaj./femra.net/