Rritja e niveleve të hormoneve gjatë shtatzënisë nxit edhe qarkullimin e gjakut, si dhe shkakton ndryshime në indin e gjirit, ku si pasojë do shfaqen simptoma të tilla: gjinj të ënjtur, të fryrë dhe jashtëzakonisht të ndjeshëm.
Gjithsesi, ekziston mënyra për lehtësimin e kësaj dhimbjeje.
Zgjidhni të brendshme të rehatshme që nuk ndikojnë në shtrëngimin e goksit, por e mban sa më lirshëm atë. Tek pjesa e thithave mund të vendosni materiale pambuku të buta që mos të keni irritime.
Unë nuk kam vënë re ndonjë ndryshim të gjirit gjatë shtatzënisë. A do të thotë kjo se diçka nuk shkon?
Shumë gra shtatzëna përjetojnë ndryshime në gjoks, por ka dhe nga ato që nuk pësojnë. Nuk është e detyrueshme që gjoksi juaj të rritet, të rrjedhë ose të ndiejë dhimbje për të treguar se keni një shtatzëni të shëndetshme ose që jeni gati të ushqeni fëmijën me gji. Disa gjinj thjesht nuk ndryshojnë shumë gjatë shtatzënisë./pernenat/