Meqenëse nëna e di se çfarë të pres në shtatzëni të dytë, atëherë ajo do të jetë më e përgatitur fizikisht e emocionalisht për këtë periudhë.
Cila zgjat më shumë, shtatzënia e dytë apo e para?
Lindja e dytë si proces zgjat më pak se e para sepse indet të cilat kanë qenë të ngurta në lindjen e parë, tashmë bëhen më elastikë.
Kohëzgjatja e lindjes së dytë është përafërsisht sa gjyma e kohëzgjatjes së lindjes së parë, megjithatë kjo nuk është fikse. Ndonjëherë mund të varet nga disa faktorë si elasticiteti i fibrave muskulore, madhësia e fëmijës suaj, kontraktimet, etj.
Përse lindja e dytë është më e lehtë?
Në fakt është që indet të jenë më elastikë, duke qenë se pas lindjes së parë mitra do të jetë “mësuar” të kontraktohet dhe për pasojë do ta ketë më të lehtë të prodhojë kontraktime të rregullta të cilat do të bëjnë të mundur hapjen më të shpejtë të qafës së mitrës./Pernenat.al/