Gratë shpesh shprehin frikë nga lindja gjatë rrugës për në spital, dhe këto frika bazohen diku.
Video dramatike të grave që lindin fohnjat në makinë, para hyrjes së spitalit, e në shumë skenario të tjera, bëjnë bujë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Shneta.
Në një studim të ri 10 vjeçar, ka gjetur se gratë që janë me status të ulët socio-ekonomik, ato që jetojnë në zonat rurale dhe nivele më të larta, janë më të prira të lindin para se të mbërrijnë në spital.
Çfarë duhet të bëni nëse foshnja lind më herët se sa pritet
Thirrni një ambulancë, me qëllim që dikush të jetë në gjendje t’ju flasë deri sa të vijë ambulanca
*Vendosni një peshqir nën këmbë, kështu që foshnja të ketë një dalje më pak të rrezikshme. Mos u ulni në tualet
*Sapo fëmija të lindë, vendoseni drejt në gjoks dhe fshijeni me një peshqir të thatë. Merrni një peshqir të dytë të ngrohtë të thatë dhe vendoseni mbi foshnjën duke e hequr atë tani të lagur. Lëkura juaj është mënyra më e mirë për ta ngrohur një fëmijë
*Nëse foshnja nuk merr frymë, përpiquni të fryni në fytyrën e saj, pasi ajri i ftohtë mund ta bëjë atë të marrë frymë. *Nëse kjo nuk funksionon, fshijeni fëmijën përsëri lart e poshtë me peshqir, pasi kjo mund ta stimulojë atë për të marrë frymë
*Nëse foshnja nuk i përgjigjet këtyre hapave fillestarë, mund t’ju duhet të ringjallet duke përdorur CPR, por kjo është e rrallë
*Mbaje fëmijën të ngrohtë në çdo kohë dhe veçanërisht mbulojani kokën meqenëse është pjesa ku humbet shumë nxehtësi
*Mos e preni kordonin dhe mos u përpiqni ta lidhni me ndonjë gjë tjetër, vetëm lejeni atë të bashkangjitur
*Mundohuni të qëndroni të ngrohtë dhe të qetë, dhe të mbani kontakt me lëkurën në lëkurë me fëmijën tuaj, pasi ndihma do të arrijë së shpejti.
*Disa gjëra të tjera që duhet t’i keni të ditur janë se lëngu (lëngu amniotik) do të dalë pasi foshnja lind. Përgatituni – do të ketë disa humbje gjaku dhe deri në një pikë të caktuar kjo është një pjesë normale e procesit. Më e rëndësishmja është që të përpiqeni të mos bëni panik – lindja është një proces normal./Gazeta Shneta/