Shqetësimet më të shpeshta të ndonjë nëne mund të jenë pyetjet për të cilat nuk kanë informacion.
Një ndër këto pyetje është edhe nëse a është shqetësuese nëse njëri gji prodhon më shumë qumësht se tjetri. Kjo ka një përgjigje shkencore:
Gjatë shtatzënisë gjëndra e qumështit përgatitet për prodhimin e kolostrumit. Duke e thithur, foshnja aktivizon prodhimin e qumështit nëpërmjet veprimit të prolaktinës. Prolaktina, është një hormon që prodhohet nga hipofiza (gjëndra që ndodhet në mes të trurit) e cila, kur fëmija stimulon gjirin duke e thithur, i bёn nënës të mundur tё prodhojë qumësht, sa më shumë thith foshnja aq më shumë qumësht prodhohet.
Pjesa më e madhe e bebeve janё plotësisht në gjëndje qё kur janë të uritur, të thithin nё varёsi të nevojës sё tyre. Disa të tjerё, kanё tendencёn të flenë gjatë, megjithёse janë të shëndetshёm prandaj duhet t’i zgjojmë dhe t’i stimulojmë të thithin, sidomos në ditët e para pas lindjes në periudhёn e mёsimit të kapjes së gjirit.
Për të rregulluar faktorin hormonal në fakt ka disa dukuri mekanike që quhen reagime që mund të pengojnë ose stimulojnë edhe më shumë çlirimin e qumështit.
Stimulimi mekanik përmes thithjes dhe kullimit mund të përkufizohet si “kali duke tërhequr qerren”. Nëse gjiri nuk është i zbrazur, qumështi i mbetur zë receptorët dhe pengon lirimin e mëtejshëm, pra ndalet prodhimi i qumështit.
Kjo shpjegon pse një gji mund të prodhojë më shumë qumësht se tjetri./Pernenat.al/