Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos i qëndroni afër foshnjës kur fle, mund ta dëmtoni atë

Këshilla për shtatzëna 29/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet e mëparshme kanë treguar se kontakti fizik i foshnjës dhe prindërve ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve në mes tyre. Por, sipas disa informatave të reja, një kontakt i tillë duhet të përjashtohet përgjatë kohës kur është në gjumë foshnja.

Nëse qëndroni shumë pranë fëmijëve tuaj kur i vini në gjumë, ky mund të jetë një zakon i dëmshëm. Ekspertët paralajëmrojnë se diçka e tillë krijon probleme me fjetjen kur fëmijët të rriten.

Studimet kanë treguar se 50 për qind e nënave shtrihen bashkë me fëmijët për t’i vënë në gjumë deri në moshën 12-vjeçare, ndërsa 25% e fëmijëve e kanë të pamundur të flenë nëse nuk kanë pranë prindin ose një objekt të dashur për ta që mund të jetë një arush, një lodër, një batanije e butë etj.

“Shumica e fëmijëve do të mësojnë të flenë vetëm pa prindërit kur të jenë në shkollë të mesme”, – tha Andrew J. Bernstein, një mjek dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

“Nëse fëmija është mësuar të flejë me prindin pranë gjithmonë, kur të ndahet do ta ketë shumë të vështirë dhe kjo do të shtyjë orarin e fjetjes”.

Mjeku Noah Siegel thotë se kjo praktikë në fëmijëri i vë fëmijët përpara rrezikut të pagjumësisë kur të rriten. Rrjedhimisht nëse fëmijët flenë më pak, do të jenë më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore.

Por, praktika e të vënit fëmijët në gjumë duke u shtrirë bashkë me ta nuk është e mirë as për prindërit, të cilët humbasin shumë kohë në këtë mënyrë dhe e kanë të pamundur të pushojnë vetë pas lodhjes gjatë ditës./pernenat.al/

Artikulli paraprakTrupit të Zaimina Vasjarit pas lindjes, do t’ia kenë lakmi të gjitha femrat
Artikulli i rradhës Në çfarë moshe rekomandohet synetia tek djemtë? Ja çfarë thotë mjeku kosovar

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.