Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindja e parakohshme mund të parandalohet, nëse ndiqen këto këshilla

Këshilla për shtatzëna 29/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ronald Gibbs, shef i departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Universitetin “Colorado Health Sciences Center” në Denver, ka deklaruar se lindja e parakohshme mund të parandalohet, në rast se ndiqen disa këshilla.

Sipas tij, çdo grua shtatzënë duhet të veprojë si më poshtë:

  • Kryeni analiza para mbetjes shtatzanë. Në këtë mënyrë do të evidentohen probleme shëndetësore dhe infeksione dhe për pasojë do të kurohen para shtatzanisë. Gjithashtu mjeku do t’ju udhëzojë në lidhje me ushqyerjen dhe vitaminat që duhet të merrni.
  • Kujdes me mënyrën e jetesës. Mos konsumoni alkool, duhan apo drogë. I jepni rëndësi problemeve shëndetësore që mund të keni.
  • Bëni analiza gjatë shtatzanisë. Në këtë mënyrë do të mbani nën kontroll infeksionet vaginale të cilat janë shumë të rrezikshme.
  • Kujdes me dhëmbët. Nëse mendoni se trajtimi i dhëmbëve në shtatzani është i ndaluar, gaboheni. Në të vërtetë një infeksion në dhëmb mund të shkaktojë lindje të parakohshme. Më e mira do të ishte rregullimi i tyre para shtatzanisë.
  • Kujdes me peshën. E masni atë në varësi të peshës tuaj. Mbani mend se nuk duhet të ushqeheni për dy, por duhet të ushqeheni shëndetshëm.
  • Kujdes me medikamentet. Më e rëndësishmja: mos merrni asnjë medikament me iniciativën tuaj personale.
  • Merrni gjithmonë medikamentet që ju përshkruan gjinekologu pasi i keni shprehur problemin që keni.
  • I shprehni mjekut nëse keni pasur më parë një lindje të tillë. Kjo mund të shkaktohet edhe nga ulja e nivelit të hormoneve (progresteronit). Gjithashtu mund të kryeni marrëdhënie me prezervativ për të ndaluar futjen në trup të prostaglandinës, e cila futet nëpërmjet lëngut seminal dhe shkakton kontraktime. Evitoni stimulimin e gjinjve dhe në disa raste edhe vetë marrëdhënien seksuale./Pernenat.al/
Artikulli paraprakShenja e verdhë në gjoks gjatë gji dhënies, sa është e rrezikshme dhe çka duhet të kemi parasysh
Artikulli i rradhës Marina Vjollca ka ngelur shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.