Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi i ditës së sotme, 1 Prill 2018

Horoskopi 01/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njihuni me parashikimet në lidhje me punën, shëndetin dhe vitalitetin tuaj brenda në çift për ditën e sotme, 1 Prill 2018.

Dashi

Vetëm nëse keni forcën për të ecur përpara ju mund të gjeni marrëveshjen me të dashurin/ën tuaj. Emocionet e reja nuk përjashtohen për ata që nuk do të kënaqen me thërrimet. Venusi do t’ju japë një dorë të madhe beqarëve dhe do favorizojë takime interesante. Ju mund të rishikoni bashkëpunimet, nuk do të keni shpenzime shtesë dhe madje më të larta se mundësitë tuaja.

Demi

Dashuria fillon të ketë konturet më të qarta, veçanërisht nëse keni pasur diskutime ose keni përjetuar një periudhë pasigurie. Disa akuza nga partneri/ja do t’ju bëjnë të ndiheni të nënshtruar. Beqarët mund t’i japin zë ndjenjave të tyre, ose mund të shohin diku tjetër. Jeni në një fazë profesionale në të cilën ju shtyni në mënyrë të vendosur iniciativat, projektet dhe kërkesat e biznesit.

Binjakët

Gëzoni këtë festë në shoqërinë e një partneri/e të vëmendshëm ndaj kërkesave tuaja dhe përjetoni të gjitha emocionet e gjërave të mira në jetë. Beqarët mund ta lënë veten të shkojnë drejt pasionit, do tregohen të hapur për takime. Mos e humbisni energjinë në projekte të fragmentuara, por përqendrohuni te ato që japin më shumë mundësi për rritje dhe fitim.

Gaforrja

Dielli dhe Mërkuri sot do t’ju japin shumë arsye për të jetuar një moment të mbushur me entuziazëm dhe forcë vitale, që do ta bëjë këtë ditë të veçantë të festimit me të dashurin/ën tuaj. Beqarët që kërkojnë një dashuri të re do të duhet të nxitojnë për të kapur mundësitë më të mira. Për shumë Gaforre kjo nuk është një fazë e thjeshtë në punë, veçanërisht nëse ka kushte kontraktuale.

Luani

Nuk duket se dëshironi të kërkoni sqarime, por përfitoni nga ky moment pushimi për të qenë i sinqertë me partnerin/en tuaj. Momente të bukura në familje. Beqarët do të bëjnë mirë po të pranojnë ftesat për takime nëse duan të ndryshojnë status. Kontaktet e reja me realitetet e tjera të punës do të favorizojnë një ndryshim të rolit ose detyrave tuaja.

Virgjëresha

E pandalshme dhe e palodhur si ju, edhe në këtë ditë feste do të jeni në gjendje të mos shqetësoni të dashurin/ën tuaj. Mundohuni të sqaroni jetën tuaj private. Takime të reja për zemrat e vetmuara, do të jeni të lumtur me një kuptueshmëri të re që keni gjetur. Është një periudhë e mirë për fazën e punës.

Peshorja

Parregullsia e vogël e zemrës mund t’ju destabilizojë, por kjo do të jetë një çështje e vogël. Bisedoni me partnerin/en, sot gjithçka duhet të jetë e qetë dhe paqësore. Nëse jeni vetëm, mund të zbuloni interesin tuaj për dikë që kujdeset fshehurazi për ju. Shmangni gabimet në punë, nuk është koha. Në të ardhmen mund të ketë investime më të mira.

Akrepi

Edhe ata në krizë, me këtë qiell të bukur të Pashkëve mund të përpiqen të rimarrin marrëdhënien në dorë, me kusht që të dyja palët të kenë vullnetin. Historitë e lindura mund të arrijnë ekuilibrin. Beqarët janë të preferuarit e yjeve. Nuk do të ketë ndryshime të situatës në aspektin profesional, por ju mund të vendosni për një projekt të rëndësishëm.

Shigjetari

Dëshira për të ikur është e madhe, për një moment ju ndjeni nevojën për përqafime dhe përkëdhelje. Ndoshta nuk do të ketë tradhti, por edhe sot ju nuk mund të keni të njëjtin mendim edhe në zemër. Shumë të vetmuar do të duan të gjejnë shpirtin binjak dhe do pranojnë ftesat për takime. Dikush është i pavendosur nëse duhet të pranojë një propozim të transferimit në punë, reflektoni dhe vlerësoni gjithçka.

Bricjapi

Diskutimet duhet të trajtohen me mençuri, sot jeni polemik dhe në disa raste do të përfshini të gjithë familjen. Për fat të mirë, dashuria merr përsipër dhe ju shpëton nga të gjitha pengesat. Një qiell i paqartë është vendosur për beqarët, por me siguri do të ketë takime të reja. Sot është koha për të pushuar dhe do të duhet të shtyni edhe vendimet më të rëndësishme të punës.

Ujori

Nëse jeni duke përjetuar një fazë fillestare të njohjes me partnerin/en ju mund të keni disa dyshime! Një moment i çmuar edhe për beqarët, edhe pse flitet vetëm për takime dhe njohje të reja. Ju do të rivlerësoheni dhe dikush do të vërejë talentin tuaj në punë. Jini të durueshëm, së shpejti do të keni lajme spektakolare.

Peshqit

Nëse jeni çift sot, mund të befasohesh nga një deklaratë e dashurisë që është e mrekullueshme, ndryshime planesh të mëdha për të ardhmen. Për ju kjo është një gëzim i vërtetë! Beqarët do të kthehen për të besuar te dashuria, edhe surprizat me siguri nuk do t’i mungojnë. Gëzoni këtë ditë feste dhe hiqni pak dorë nga të gjitha angazhimet në punë. Gjithçka mund të presë!

 

Artikulli paraprakPërmisoni shtyllën kurrizore me këto këshilla
Artikulli i rradhës Përse u vetëhelmua vajza 19-vjeçare në Korçë

Ju sugjerojmë

Studimi i ri zbulon lidhjen ndërmjet hipertensionit dhe rrezikut për Alzheimer

31/08/2024 Horoskopi

Top 6-she e shenjave më toksike të zodiakut, sipas astrologes së njohur Lauren Ash

26/04/2022 Horoskopi

Këta fatlum nga shenjat e horoskopit mund të mos jenë kurrë beqarë, sipas astrologëve

20/04/2022 Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2020

18/07/2020 Horoskopi

Horoskopi, 25 nëntor 2019

25/11/2019 Horoskopi

Horoskopi, 11 nëntor 2019

11/11/2019 Horoskopi
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.