Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si duhet të kujdesemi për fëmijët anemik

Këshilla për shtatzëna 07/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anemia është një nga problemet shëndetësore që mund të shfaqet tek fëmijët në moshë të hershme, ku indikator i një gjendjeje të tillë mund të jetë edhe lëkura e zbehtë.

Para moshës dy vjeçare, anemia është shumë e përhapur te fëmijët. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet kuruar. Për ta parandaluar duhet një ushqim i pasur me hekur. Nëse fëmija juaj ka lindur para kohe, atëherë shtesa e masës së hekurit duhet të jetë më e madhe.

Nëse fëmija e ka lënë qumështin e gjirit para 9 muajsh, atëherë ju duhet t’i jepni fëmijës një ushqim të pasur me hekur.

Një fëmijë që nuk ka pirë qumështin e nënës, atëherë atij duhet t’i jepen ushqime të pasura me hekur, pasi rezervat e tij të hekurit mund t’i zgjasin deri në moshën 4-muajshe. Një bebe që ka lindur para kohe, nuk ka rezerva në hekur prandaj atij i duhet dhënë shtesë ushqimi të pasur me hekur që në moshën dy muajshe.
Ndërsa te një fëmijë që është rritur fillimisht me qumështin e nënës e më pas jo, një shtesë ushqimesh në hekur do të qe e nevojshme.

A e dinit?

Ti jepni fëmijës qumësht lope para moshës 9-muajshe e shton rrezikun e anemisë. Duke qenë se fëmija është i vogël, stomaku i tij është i brishtë dhe ka mundësi që molekulat e qumështit të lopës janë ende të mëdha, që të treten nga stomaku i fëmijës. Kjo gjë mund t’i sjellë probleme me stomakun, për më tepër që qumështi i lopës ka më pak hekur dhe se fëmija e ka të vështirë ta marrë hekurin prej këtij qumështi. Me rritjen e fëmijës duhet që dhe ushqimi të ndryshojë. Burimet e hekurit për të janë më të mëdha. Kur stomaku i tij është pjekur mjaftueshëm, pas 9 muajsh, ai mund të pijë qumësht lope deri në 900 ml në ditë.

Ushqimet e këshillueshme

Ja cilat mund të jenë disa nga ushqimet e pasura me hekur për fëmijën tuaj.
Drithërat për bebe, të pasura me hekur, ai mund t’i hajë deri në moshën 2 vjeçe.

Mëlçia, duhet të hajë të paktën një herë në javë për shkak të sasisë së madhe që ka me vitaminë A; mish dhe perime, barbunja, thjerëza, të verdhën e vezës dhe të gjitha jeshillëqet.

Në përgjithësi, perimet e gjalla janë një element ushqyes shumë i mirë, kështu që para se t’i konsumoni duhet t’i lani mirë. Për të pasur sa më shumë hekur, hani karrota me gjithë lëkurë dhe patate të pjekura.

Perimet me gjethe jeshile përmbajnë shumë hekur dhe një gjë e tillë është e mirë për ata që nuk e hanë shumë mishin, peshkun apo vezët.

Vitamina C, një element ushqyes që mund të gjendet në shumë fruta dhe perime, ju ndihmon gjithashtu për të pasur sa më shumë hekur në trupin tuaj. Nëse jeni me anemi, është mirë që të përdorni ushqime që kanë vitaminë C. Këtë vitaminë mund ta gjeni te portokalli, kivi, limoni, pjepri, domatet, etj. Perimet me gjethe shumë jeshile, përmbajnë më shumë vitaminë C.

Duhet të mënjanoni pirjen e çajit kur hani bukë, pasi është vërtetuar se kur pini çaj, trupi nuk e thith siç duhet hekurin.

Nëse i skuqni fort perimet e pasura me hekur, atëherë skuqja e tepërt ia heq vitaminat dhe ujin mineral, pasi skuqja e shkatërron vitaminën C te ushqimet. Prandaj më e mirë është pjekja me avull.

Për të mënjanuar aneminë tek fëmijët, duhet që t’i jepni sa më shumë ushqim të shijshëm. Përveç qumështit të nënës, fëmijët kanë nevojë për ushqim shtesë që në moshën 6-muajshe. Prandaj ju mund t’ia jepni të grirë këto lloj perimesh, që bebja ta ketë më të lehtë konsumin e tyre. Nuk duhet të reshtni, që me rritjen t’i shtoni ushqimet e pasura me hekur.

Çfarë është anemia?

Sëmundja

Anemia është mungesa e hekurit në gjak i cili mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe rraskapitur. Anemia është e lidhur me problemin e hemoglobinës, proteinave në rruazat e kuqe të gjakut që janë të pasura me hekur.

Rruazat e kuqe

Hemoglobina ndihmon që të bartet oksigjeni në pjesë të ndryshme të trupit. Kur keni numër të zvogëluar të rruazave të kuqe të gjakut ose ato qeliza nuk përmbajnë mjaft hemoglobinë, ka më pak oksigjen në gjakun i cili shpërndahet në tërë trupin

Si zhvillohet

Shpesh anemia mund të paraqitet si pasojë e humbjes së gjakut, gjatë traumës apo operacionit. Gjendjet e tjera janë të trashëguara ose zhvillohen me kalimin e kohës

Llojet e anemisë

Në rastet më të rënda të anemisë, trupi nuk mund të prodhojë mjaft rruaza të kuqe të gjakut, si tek anemia aplastike, ose ekziston shkatërrim shumë i madh i rruazave të kuqe të gjakut, si tek anemia hemolitike. Këto lloje të rënda të anemisë kërkojnë ndihmën e mjekut.

Hekuri

Hekuri është nutrienti kyç, i cili ndikon në sasinë e hemoglobinës në gjak. Më shumë hemoglobinë ofron shpërndarje më të mirë të oksigjenit nëpër trup.

Burimet

Mirëpo, trupi absorbon hekurin nga burimet shtazore dhe nga burimet bimore në mënyrë të ndryshme. Hekuri heme vjen nga burimet shtazore dhe më lehtë absorbohet nëpër trup. Hekuri joheme vjen nga burimet bimore./Kidstime/

Artikulli paraprakKokoshkat dhe çipsat në shtatzëni, a lejohen të konsumohen
Artikulli i rradhës Horoskopi sot, e diel 08 prill 2018

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.