Bazuar në disa anketime, numri i grave që kanë përjetuar dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale është mjaft i madh, si dhe po cilësohet si e natyrshme.
Në anketimin me 1,224 gra të cilat kishin lindur fëmijë mes viteve 2013 – 2016, nënat kishin zbuluar se kishin vuajtur nga probleme të ndryshme për disa javë, muaj dhe viteve pas lindjes.
Më shumë se 60% prej tyre kishin rrëfyer se seksi nuk kishte qenë komod për disa vite pasi kishin lindur fëmijë.
42 për qind kishin thënë se kanë vuajtur nga problemet e pelvikut për disa muaj.
Edhe doktorët tregojnë se dhimbja gjatë seksit dhe stresi janë simptoma normale të periudhës së paslindjes, prandaj gratë duhet paraprakisht të përgatiten për simptoma të tilla. /Telegrafi/